Ajo ka luajtur gjithçka që nga Aprill O'Neil në "Turtles Teenage Mutant Ninja" deri te një nxitëse e tifozëve demonikë në "Jennifer's Body".

Por, gjërat po bëhen më të vështira për rolin e fundit të Megan Foxit, ndërsa ajo përgatitet të portretizojë korrespondenten e luftës koreano-amerikane, Marguerite Higgins.


Aktorja 32-vjeçare është e njohur për ngjyrat e saj të hijshme të flokëve, të errëta dhe mjaft të zjarrtë, megjithatë ajo merr një pamje krejtësisht të re për lëvizjen e saj të fundit, e cila aktualisht është me xhirime në Korenë e Jugut.

megan 1

Ylli hollivudian shihet me flokë të bardhë në një parukë bionde dhe një "make-up" të zbehtë në fytyrë.

Ajo mbante një këmishë në formë të ushtrisë dhe mbante një xhaketë të kaltër në portretizimin si gazetare e New York Herald Tribune.

Marguerite Higgins raportoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftës Koreane dhe Luftës së Vietnamit dhe në këtë proces e avanconte çështjen e qasjes së barabartë për femrat korrespondente të luftës.

megan 2

Pas suksesit të saj në New York Herald Tribune deri në vitin 1963, ajo vazhdoi të shkruante si kolumniste në Newsday.

Ndryshe, ajo ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Pulitzer për Korrespondencet e Jashtme në vitin 1951 për mbulimin e ngjarjeve në Luftën Koreane. /Telegrafi/

megan 3