LAJMI I FUNDIT:

Më shumë milionerë indianë, kinezë dhe brazilianë

Më shumë milionerë indianë, kinezë dhe brazilianë

Numri i milionerëve nëpër botë dhe në vendet ne zhvillim është duke u rritur, është konkluzioni i Bankës Amerikane në raportin vjetorë. Në 2006 Bota numëronte 9.5 milion milionerë ndërsa në 2007, 10.1 milion milionerë, një rritje 6% për një vit.

Këta milionerë zotërojnë 30 miliardë dollarë trashëgimi financiare që e kanë rritur shume shpejt me 8,8%. Numri i milionerëve është rritur më shumë në tre rajonet e botës në 2007. Në lindjen e largët dhe të mesme numri I tyre është rritur për 15,6% , në Evropën lindore 14,3%, Amerikën latine 12,2 % etj.

Sipas studimeve kjo shpjegohet me rritjen spektakulare të çmimit të karburantit dhe fluturimit të tregut të bursave në vendet emergjente.

Vendin e parë për rritjen e milionerëve e zë Kina dhe India.
India e ka rritur numrin për 123 mijë milionerë ose 22,7%, Kina me 20,3%, rritje e ndjekur nga Brazili me agrikulturë të lulëzuar, me metalet dhe etanolin.


Rusia falë naftës dhe gazit renditet e dhjeta me 14,4%.

Dy vende të Evropës Qendrore, zënë një pozicion të mirë si Sllovakia me 16% për qind rritje dhe Republika Ceke me 15%.

Evropa dhe SHBA janë dy kontinentet që strehojnë shumicën e milionerëve. Ato kanë një rritje prej 3,1% në Evrope dhe 3,3% ne SHBA.

Ky numër që rritet më ngadalë varet nga tatimet.

Ne total 10,1 milion milionerë nëpër botë zotëronin 407.000 miliard dollarë aktiva financiare ne 2007, një mesatare prej 4milion dollarë për secilin.

Për 2008 zhvillimi i popullsisë botërore të milionerëve do të varet nga rënia ekonomike e pritur në vendet e zhvilluara dhe te kontrollit të inflacionit në vendet me emergjencë. /Telegrafi/