LAJMI I FUNDIT:

Me seks oral kundër krupës së mëngjesit

Me seks oral kundër krupës së mëngjesit

Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme, mirëpo kur dikush e ka bashkëshorten shtatzënë, sipas konstatimeve të ekspertëve, mënyra më e mirë me të cilën shtatzënat mund të luftojnë kundër krupës së mëngjesit – është seksi oral.

Psikologët konstatojnë që femrat të cilat konsumojnë spermën e meshkujve me të cilët kanë mbetur shtatzënë, njëkohësisht në mënyrën më të lehtë shërojnë krupën e mëngjesit.

Shtatzënat do të duhej, në vend të vetëpërmbajtjes nga seksi, të kujdeseshin për nevojat seksuale të partnerit, në mënyrë që edhe vetë të jenë të shëndosha”, thotë Gordon Galup, drejtues i këtij hulumtimi.

Natyrisht, krupa e mëngjesit mund të shkaktohet edhe nga gjëra të tjera, siç janë çrregullimi hormonal dhe përdorimi i kontracepcionit hormonal.


Galupi gjithashtu beson që sperma ndikon edhe si mjet antidepresiv. Këtë konstatim e ka theksuar edhe në librin e tij të botuar me titull: “Does Sperme Have Antidepressant Properties?”. Ndërkaq, akoma nuk dihet nëse bashkëshortja e Galupit është aktualisht shtatzënë. /Telegrafi/