LAJMI I FUNDIT:

Me pordhë zemëroi gardianët e burgut

Me pordhë zemëroi gardianët e burgut

Pas ankesave të shumta ndaj të burgosurit, Anders Eriksson, drejtori i burgut në Kirseberg të Malmos në Suedi e kuptoi se i burgosuri qëllimisht pirdhte afër rojeve të burgut.

Kur e pyeti të burgosurin pse po i mundonte gardianët, ai u përgjigj se kjo nuk është asgjë e tmerrshme pasi pordha e tij më bën shumë zhurmë sesa erë.

E tëra filloi kur hajni ordiner po luante letra me të burgosurit tjerë para disa javësh. Filloi të ndiej dhimbje në bark, por nuk deshi të lëshonte gazrat para lojtarëve tjerë, por u ngrit dhe iu afrua gardianit më të afërt të burgut. Por sipas raporteve të gardianëve duket se ai nuk e bëri këtë vetëm një ditë.

Drejtori i burgut Eriksson ia tërhoqi vërejtjen të burgosurit, emri i të cilit nuk u bë publik se sulmet “me gazra” ndaj gardianëve të tij do të dënohen, edhe pse ai kurrë nuk ka dëgjuar për një dënim të tillë, ndërsa punon nëpër burgje që 24 vite. /Telegrafi/