LAJMI I FUNDIT:

Më mirë t’i shëtitni qentë

Më mirë t’i shëtitni qentë

Dihet se shëtitja e qenit ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e pronarit të tij, mirëpo 60 % e njerëzve të cilët posedojnë qen e injorojnë këtë obligimin.

Një studim pesëvjeçar i shkencëtarëve australianë, në të cilin janë përfshirë 600 pronarë të qenve, ka treguar se shëtitësit e qenve ecin shumë më tepër sesa ata të cilët nuk e nxjerrin qenin e tyre në shëtitje.

Të parët janë dukshëm më aktivë fizikisht, ndërsa shëtitja e qenit përbën 75 % të ecjes së përgjithshme të tyre.

Personat të cilët nuk i shëtitin qentë e tyre, zakonisht kanë qentë e vegjël të cilët nuk i motivojnë për të dalë dhe për të ecur.