LAJMI I FUNDIT:

Me “fiqa” te Babadimri

Me “fiqa” te Babadimri

Katër vetura “Fiat 500”, të prodhuara në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar, do të nisen këto ditë nga Republika e San Marinos drejt Rovaniemit të Finlandës – në vendlindjen e Babadimrit.

Veturat e popullarizuara, të njohura edhe si “fiqa”, gjatë këtij rrugëtimi do të kalojnë 7.000 km, ku prej tyre 2.000 nëpër akull, ndërsa në bagazh do të bartin letrat e fëmijëve, të cilët ata i kanë nisur në “adresë” të plakut të Vitit të Ri.

Ky manifestim simpatik është organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in – ndërsa katër veturat janë përgatitur teknikisht që të mund të përballojnë kushtet klimatike me të cilat do të ballafaqohen. /Telegrafi/