LAJMI I FUNDIT:

Më 14 maj, Nokia zbulon modelin Lumia 925

Më 14 maj, Nokia zbulon modelin Lumia 925

Më 14 maj, Nokia do të mbajë një ngjarje për media në Londër, dhe sipas raporteve të fundit prodhuesi i famshëm finlandez do ta prezantojë modelin e ri të telefonit - Nokia Lumia 925, pasardhësin e Nokia Lumia 920.

Nokia Lumia 925 thuhet se do ta zëvendësojë mbështjellësin e polikarbonit, të cilin e kishte Lumia 920, për mbështjellësin e ri prej alumini. Siç është raportuar edhe më herët, Lumia 925 do të paraqitet në treg me emrin komercial Nokia Catwalk.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë karakteristikat e Nokia Lumia 925, edhe pse më herët ishte thënë se ky model i telefonit do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, si dhe procesorin dual core me 1.5GHz të Qualcomm Snapdragon.

Specifikat tjera të Lumia 925 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8.7 mega-piksel, ose kamerën e PureVieë, por kjo nuk është bërë e ditur zyrtarisht./ Telegrafi /