Faqja e internetit e ish-anëtarit të Beatles është infektuar nga “LuckySploit Toolkit” gjatë të shtunës mbrëma, një program që lejon vjedhësit digjital të kenë qasje në detajet personale të cilitdo që shfrytëzoj sajtin.

Viktimë e mëhershme e të njëjtës skemë ishte edhe Paris Hilton, faqja e të cilës u sulmua në muajin janar.

Expertët e SafeScan, kompanisë e cila për herë të parë vërejti problemet me ueb-faqen e McCartneyt, kanë thënë se hakerët kanë sulmuar disa minuta pasi këngëtari u paraqit në skenën e koncertit në New York, së bashku me ish-anëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr.