Mc Kresha i kënaqur me albumin, nuk flet për Stresin

Së fundmi Mc Kresha arriti të korrë sukses me albumin e ri “Emceeclopedy”, i cili edhe pse nuk është në YouTube, ka arritur sukses të konsiderueshëm, me të cilin si duket është ndarë i kënaqur reperi nga Mitrovica.
“Defintiivisht, jam shumë i kënaqur me albumin”, theksoi Mc Kresha, i pyetur për suksesin e albumit.
Albumi është punuar nga StrikeBeatz, i cili është producenti kryesor i PINT, teksa regjistrimi i këngëve është bërë në produksionin RedBox.
Në kuadër të albumit është edhe videoklipi “Amsterdam”, i cili ka arritur rreth 1 milion klikime, një sukses i jashtëzakonshëm i publikuar para albumit.
Kohëve të fundit ka shpërthyer edhe një konflikt verbal mes tij dhe Stresit, ku ky i fundit është ndjerë i prekur nga një pjesë e tekstit në këngën “Hall of Fame”.
Deri tani Stresi është kundërpërgjigjur duke ardhur në Prishtinë, e madje publikoi një 'diss' kundër Mc Kreshës.
Dhe, i pyetur nga Telegrafi për këtë konflikt, Mc Kresha ka refuzuar që të komentojë.
“Emceeclopedy” ka gjithsej 13 këngë, dhe është kënga “Amsterdam” ajo që është realizuar me videoklip. /Telegrafi/












































