BE mbylli sytë ndaj gjyqësorit të keq në Bullgari dhe Rumani, e në Maqedoni?

Draft-raporti i skriningut i Komisionit Evropian, kushtuar klastetrit që përfshin gjyqësorin në vend, realisht pasqyron gjendjen në shoqëri, komenton analisti Marko Troshanovski. Sipas tij, për dallim nga raportet e kaluara të Brukselit, ky ka një notë më të fortë kritike për situatat dhe për ngecjen në proceset reformuese. Në analizën e Raportit, Troshanovski vlerëson se fokusi është joefikasiteti në gjyqësor dhe vjetërsimi i lëndëve të korrupsionit të lartë, e për këtë situatë më së shumti është vënë në dukje puna e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.
“Më në fund, si opinion, si opinion politik, duhet të kuptojmë se këto gjëra duhet t’i bëjmë për hir të vetvetes. Nuk na nevojitet skrining raport evropian për të konstatuar se si gjykatat nuk punojnë ose se si Këshilli Gjyqësor është shndërruar në grotesk, por t’i përmirësojmë realisht për hir të vetvetes”, deklaroi Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Kreu i Institutit për Demokraci shton se Raporti mirëpret punën e Komisionit Antikorrupsionit dhe të Entit Shtetëror të Revizionit. Megjithatë, mungon vullneti politik për zbatimin e rekomandimeve dhe masave të tyre nga Strategjia kombëtare për luftimin e korrupsionit dhe procedimin e kallëzimeve të tyre nga Prokuroria dhe MPB-ja.
“Vetë Raporti e bën të ditu5r këtë shumë qartë dhe thotë “mungesë e vullnetit politik”. Kur shikoni se 10%, resektivisht një në dhjetë masa keni ndërmarrë për të cilat jeni angazhuar, kjo tregon se juve nuk ju intereson fare problemi më i madh i vendit”, shtoi Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.
Troshanovski shton se në të ardhmen dosja e reformave të kryera për vendin në këtë klaster do të ishte shumë i dobët nëse vazhdon ritmi aktual dhe nëse, siç thotë ai, vazhdihet të votohet për partitë që nuk bëjnë asgjë në këtë pjesë dhe nëse nuk ofrohen alternativa të tjera politike. Megjithatë, shton Troshanovski, ky klaster mund të jetë problem gjatë bisedimeve, por jo edhe nëse BE-ja mbyll një sy si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë.
Ndryshe, vlerësimi i përgjithshëm i Brukselit në Raportin që është publikuar ditë më parë është se Maqedonia ka nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, ndërsa rregullativa ligjore në këtë fushë është pjesërisht e harmonizuar me atë evropiane. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MSH Maqedoni: Kryhen dy transplantime, një në deformitetin e këmbës dhe tjetri në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Tetovë, bujqit në protestë për shkak të dëmtimit të kanalit për ujitje

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare