LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë

Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë

Janë mbyllur të gjitha 77 vendvotimet në Shtip dhe nëntë vendvotime në Pllasnicë, ku qytetarët e këtyre dy vendeve sot kanë votuar për zgjedhje të kryetarit të komunës.

Në komunën e Shtipit deri në ora 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.328 qytetarë, respektivisht 34,30 për qind, kurse Në komunën e Pllasnicës kanë votuar 1.959 qytetarë, gjegjësisht 39,54 për qind e votuesve.

Autoritet thonë se votimi u zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, përveç parregullsive në vendvotimin 2276 në Shtip, ku dy qytetarë të moshuar pavarësisht se janë diagnostikuar me Cvoid-19 dhe kanë pasur vendim për izolim, kanë dalë për të votuar.


Banorët e Shtipit kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës kanë zgjedhur mes dy kandidatëve.

Në këto dy komuna sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës.

Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona, kurse në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori