Kollitja, teshtitja, kruarja e veshëve dhe e syve, dhimbja dhe gërricjet e fytit të herë pas hershme tek fëmijët, mund të jenë shenja të sëmundjeve alergjike.
Sipas shkencëtarëve, sëmundjet alergjike nuk duhet ti shohim si të parëndësishme. Për tu mbrojtur nga këto sëmundje ata na këshillojnë që ti veshim fëmijët më rroba pambuku, të mos mbajmë në shtëpi gjëra të parëndësishme, dhe të kemi kujdes lagështirën.
Specialistët për shëndetin dhe sëmundjet e fëmijëve thonë se shumë nëna dhe baballarë nuk janë në dijeni për problemet alergjike te fëmijëve të tyre. Ata flasin më tej rreth shkaqeve të alergjisë, faktorët gjenetikë, natyrorë, si dhe ushqimet, mund të bëhen shkak për shfaqjen e alergjisë. Ata mohojnë kategorikisht hipotezën se alergjia mund të transmetohet nga qumështi i nënës tek fëmija, duke theksuar se qumështi i nënës është ushqimi më i mirë, më i pastër dhe më i shëndetshëm për bebet, i pazëvendësueshëm me asgjë tjetër.
Nuk duhet të pengohet marrëdhënia nënë-bebe me idenë se “alergjia transmetohet nga nëna tek fëmija”. Specialistët thonë se një fëmijë i cili, në vitet e para të lindjes ka kaluar sëmundje alergjike, gjatë rritjes mund të përballet me përmasa të ndryshme të alergjisë. Mund të dalin në pah reaksione alergjike kundër një ushqimi ose një përmbajtjeje si, qumështi, djathi, etj.
Shumë prej shkaqeve të alergjisë nuk mund ti pengojmë. Pjalmimet e pemëve, ndryshimin e motit si dhe faktorët e tjerë natyror dhe gjenetike s’mund ti zhdukim. Por duhanin që dëmton si shëndetin tonë ashtu dhe të njerëzve tone të dashur që na rrethojnë, mund ta lemë…
Shkaqet gjenetike dhe natyrore e bëjnë të pamundur zhdukjen tërësore te alergjisë, megjithëse ajo mund të shtyhet dhe shërohet. Më tej na bën të ditur se ka shumë njerëz të cilët janë alergjik por kujtojnë se kanë grip ose rrufë. Çdo i sëmurë nga alergjia duhet patjetër t’i marrë ilaçet deri sa t’i përfundojë. Mendimi që “sëmundja tani kaloi dhe nuk është e nevojshme t’i mbaroj ilaçet” është shumë i gabuar.
Metodat e mbrojtjes së fëmijëve nga alergjia
Qumështi i nënës ndihmon shërimin e alergjisë, dhe për këtë arsye bebet duhet që patjetër të ushqehen me qumështin e nënës. Nëse një familje ka të sëmurë alergjik, me astma ose me grip, duhet që fëmija të kontrollohet për këtë. Përveç kësaj është e nevojshme të dihet e kaluara alergjike e fëmijës. Sepse fëmijët, nëna dhe babai i të cilëve kanë organizëm alergjik, përmbajnë në vetvete katër herë më shumë rrezik se fëmijët e tjerë për ta pasur këtë sëmundje.
Bebeve nuk duhet t’ua shtojmë ushqimin para kohës së duhur nëse nuk ekziston ndonjë arsye për këtë. Nëse në shtëpi gjenden gjëra të panevojshme, të tepërta, kjo shton vështirësinë e mbajtjes nën kontroll të pluhurave dhe të papastërtive. Për këtë arsye, veçanërisht në dhomën e fëmijës, nuk duhet të gjenden në asnjë mënyre gjëra të panevojshme. Gjithashtu, mjetet të cilat e shtojnë lagështirën duhet të hiqen nga përdorimi.
Sipas kërkimeve të bëra, niveli ideal i lagështirës brenda shtëpisë është 55% . Nëse kalon mbi 55%, atëherë në muret e shtëpisë fillojnë të krijohen kërpudha myku. Shtëpitë duhet patjetër të pastrohen me fshesë me korrent shumë të fuqishme, të paktën një herë në javë. Rrobat duhet të lahen jo më pak se një herë në javë me 55 gradë e sipër. Sugjerohet të vishen rroba me përbërje pambuku. Kanotierat, që njerëzit i përdorin shpesh duke menduar se janë të dobishme për disa sëmundje, duhet të mbahen larg. Sepse ato janë prodhime me përmbajtje leshi, i cili shton alergjinë më shumë… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë