Fishingu [Phishing – tentimi për të vjedhur përmes internetit të dhënat sensitive të përdoruesit të caktuar] nuk është fenomen i ri. Është përdorë për disa dekada, që nga vitet 1990, për të hakuar ose për t’u infiltruar te përdoruesit e internetit.
Sot, të gjithë përpiqen të shkojnë në hap me evolucionin teknologjik. Edhe “fisherët” [manipuluesit që kërkojnë viktima], meqë po i zhvillojnë teknikat dhe taktikat e veta. Kohët e fundit, një veçori e re është në përdorim dhe kjo bazohet në IA [inteligjencën artificiale]. Fjala është për mashtrimet e thella [Deepfake phishing] si taktikë e re që shton gamën e sfidave me të cilat do të përballemi tani e tutje dhe për të cilat duhet të jemi shumë të vetëdijshëm.
Ky lloj mashtrimi ka të bëjë me manipulimi audioviziv, bazuar në teknologjinë e IA-së. Videot e tilla janë publikuar në vjetët e fundit. Megjithatë, kohët e fundit është bërë mjaft popullor manipulimi zanor [Audio Deepfake]. Aktualisht, aplikacionet e ndryshme janë zhvilluar për të prodhuar mashtrimet me video ose audio. Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të IA-së dhe rritjes së numrit të programeve që mundësojnë këto mashtrime, mungojnë programet dhe mjetet që ndihmojnë në mbrojtjen nga manipulimet e tilla të cilat mund të komprometojë sigurinë tonë – si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
“Fisherët” tani mund të përdorin mashtrimet [Deepfake] për të krijuar fotografi, video dhe audio të rreme. Programet që janë zhvilluar për argëtim, të tilla si aplikacionet që ju paraqesin në një moshë, gjini ose racë tjetër, kanë mbledhur të dhënat që mund të prodhojnë pamje të kujtdo e për këdo – dhe, jo vetëm të personazheve publike, siç ka ndodhur deri vonë. Qasja e “fisherëve” në ato të dhëna, ua mundëson atyre të kryejnë sulme me përdorimin e mashtrimeve për të arritur qëllimin e vet: manipulimin dhe rrezikimi i sigurisë së viktimave të internetit. Përveç postës elektronike [email] dhe mesazheve, video-thirrjet dhe mesazhet zanore tash janë bërë të sofistikuara, si rezultat i përfshirjes së teknologjisë dhe falsifikimit të thellë. Pra, “fisherët” i përdorin gjatë një takimi online, duke krijuar një person që nuk ekziston ose duke e përdorë fytyrën e dikujt tjetër për të manipuluar – siç ndodhi në Hong Kong, kur një person kishte paguar 25 milionë dollarë amerikanë duke rënë pre e trilleve apo në Kinë kur një person transferoi mbi 600 mijë dollarë pa e kuptuar se ishte viktimë e një mashtrimi. Këto mashtrime janë përdorur gjithashtu në mesazhet me audio me programet që klonojnë zërin e kujtdo, siç është programi i zhvilluar nga Microsoft-i, VALL-E.
Në mungesë të programeve, kur bëhet fjalë për problematikën që po trajtohet, duhet të ngjallin dyshime kërkesat e pazakonta për shuma të parave. Sepse, ato [Deepfakes Phishing] tashmë po dalin të jenë më bindëse.
Për këtë arsye, duhet të zhvillojmë aftësinë e gjykimit kritik dhe të mësojmë disa nga mënyrat për të gjetur anomalitë në rastet e tilla. Ato mund të ndahen në lidhje me teknologjinë, por është gjithashtu e rëndësishme për të shkuar përtej teknologjisë.
Të lidhura me teknologjinë janë: pjesë të ndryshme të fytyrës, mospërputhjet e sinkronizimit të buzëve, lëvizjet e trupit dhe ritmi i panatyrshëm i zërit.
Përtej teknologjisë, është e rëndësishme që të jemi përherë të informuar, meqë ndërgjegjësimi mund të jetë çelësi për identifikimin e kërcënimeve të mundshme; të jemi skeptikë ndaj çdo kërkese për informacion të ndjeshëm – si fjalëkalimet, detajet e kartës së kreditit etj.; të jemi të kujdesshëm nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ose që ngre dyshime.
Pra, suksesi në mbrojtje varet nga ne, nga interesimi ynë për të vazhduar me zhvillimet teknologjike, nga të qenit i informuar për risitë e rreziqet, si dhe nga kujdesi ynë për informacionin personal ose profesional që ndajmë me të tjerët në internet.
Teknologjia e IA-së është në “trenin e shpejtë” i cili do të vazhdojë të sjell risitë që do të na mahnitin, por në të njëjtën kohë edhe rreziqet ndaj të cilave duhet të kemi shumë kujdes. Përsosja e mashtrimeve e bën mjet edhe më të rrezikshëm në duart e manipuluesve. Vështirësia për zbulim vetëm se e shumëfishon këtë kërcënim.
Në gjithë këtë, institucionet dhe organizatat duhet të punojnë me stafin për të qenë të vetëdijshëm për këto risi dhe rreziqe dhe të jenë të përgatitura për të mos besuar apriori – pavarësisht videove, fotografive apo mesazheve audio që mund të jenë bindëse – porse gjithmonë duhet të bëhen verifikimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze