LAJMI I FUNDIT:

Mbreti, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe populli!

Mbreti, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe populli!

Pothuajse të gjithë e njohin përrallën e ”mbretit lakuriq“! Morali i përrallës është ”mos u mbështet në fjalët por në veprat“! Në atë përrallë kemi katër palë personazhe! Kemi Mbretin, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe popullin! Mbreti mashtrohet nga ”rrobaqepësit“ që nuk ishin gjë tjetër vetëm se mashtrues! Lakejt e mbretit, duke mos pasur guximin për t’i thënë mbretit se po e mashtronin, luanin një rol pasiv në mashtrimin që po i bëhej. Gjithashtu, për snobizëm u mashtruan dhe vetë duke parë atë që mashtruesit me talent reklamonin. Populli e kupton mashtrimin dhe fillon të qesh me mbretin lakuriq torollak e të mashtruar në maksimum!

Tash t’i kthehemi realitetit shqiptar! Realitetit të sotëm! Beson dikush se mbreti është budalla apo po e mashtrojnë të tjerët? Beson kush se ai është një ”mbret lakuriq“? Jo, ai është mbreti që ka kopjuar mashtrimin e rrobaqepësve mashtrues!

Kjo klasë politike po përfiton maksimumin që mund të përfitohet dhe në kohën më të shkurtër! Ata po mashtrojnë një pjesë injorante të shqiptarëve që me vetëdije po i japin votën! Po mbështet për leverdi të vetë një grup lakejsh që e ndihmojnë në mbretërimin e tyre! Për këtë grup ai përdor çekiçin dhe arrën! E largon dhe e afron sipas interesit!


Kjo klasë politike po detyron një pjesë intelektuale të popullsisë që për një rrogë t’i votojnë dhe t’i mbështesin! Po mashtron, po gënjen i mbështetur nga ndërkombëtarët edhe popullin e shkretë, i cili duke u mbështetur në fjalë kujton se mund të përparojë! Ky popull kujton se pa asnjë veprim mund t’i rrëzojë këta mbretër diktatorë, që kanë uzurpuar çdo qelizë të shtetit! Populli – si opozitë e vërtetë – e shikon këtë lojë dhe nga pamundësia për të ndryshuar gjë fillon e qesh! Qeshje nga sikleti! Populli, ka një armë në dorë… votën.

Por, çfarë peshe ka vota e popullit, kur në çdo zgjedhje duhet të votojnë fytyrat e njëjta, pa patur mundësi që të votojnë kandidatë të rinj!

Dikush kërkon rrugën për t’i hequr qafe këta ”mbretër”, që tash e 16 vite kanë uzurpuar çdo gjë dhe kanë instaluar një sistem me demokraci diktatoriale!

Populli është gjunjëzua, përçarë e përgjumur.

Vetëm propaganda gebelsiane e forcoi dhe bëri të besueshëm për gjermanët nazizmin e Hitlerit. Sot në Kosovë ato i kanë uzurpuar këta kriminelë. I ka kthyer të gjithë në eunukë të tredhur, të cilët vetëm kryejnë misionin e shefave të tyre! Një shtet i korruptuar e njeh mirë korrupsionin. Kam vetëm shpresën tek populli i vjedhur, i tradhtuar e i injoruar.

Atëherë zagarët tanë e të huaj do pushojnë së lehuri e do mbledhin bishtin nën shalë. Intelektualë të ndershëm, zgjojeni popullin nga gjumi. 

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori