LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e xhuxhëve

Mbretëria e xhuxhëve

Parku kontrovers tematik në Kinë ka nxitur reagimin e grupeve që mbrojnë njerëzit me aftësi të kufizuara për shkak të punës “fyese” ndaj njerëzve xhuxhë.

“Mbretëria kineze e xhuxhëve” ka punësuar 108 xhuxhë nga të gjitha shtetet të cilët vallëzojnë dhe këndojnë me kostume të përrallave duke tërhequr turistët.

Mbretëria e ka mbretin, ushtrinë dhe ministritë. Ata aktrojnë sikur jetojnë në fshatin miniatural në maje të një mali. Pjesa kryesore e shout është “Liqeni i mjellmave” në të cilin burrat dhe gratë janë të veshura me kostume ngjyrë rozë.

Megjithatë, grupet për mbrojtjen e të drejtave të xhuxhëve thonë se kjo paraqet fyerje dhe i stigmatizon ata. Kushti i vetëm për këtë punë është të jesh më i shkurtë se 130 cm. I punësuari më i ri është 18 vjeç, ndërsa më plaku 48 vjeç. /Telegrafi/