LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Komisioni parlamentar për FSK-në, priten ndryshime në ligj

Mblidhet Komisioni parlamentar për FSK-në, priten ndryshime në ligj

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po zhvillon një takim ku po merr pjesë gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama me stafin e tij, si dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli.

Takimi është mbyllur për mediat pasi që kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj, ka thënë se do të diskutohen tema të ndjeshme.

Në këtë takim siç merr vesh Klan Kosova, do të diskutohet për ndryshimin e ligjit për FSK-në në mënyrë që ky institucion të marrë kompetenca shtesë.


Në pjesën e takimit ku nuk ishin prezent përfaqësuesit e FSK-së mediave u është lejuar qasja, mirëpo dyert janë mbyllur kur Haradinaj ka deklaruar se aty do diskutohen çështje të ndjeshme.

Kryetari Haradinaj ka thënë se është mirë që të ndryshohet ligji për FSK-në dhe të mos priten ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nuk ka asnjë pengesë e cila nuk lejon që FSK-së të mos i jepen kompetenca shtesë, t’i rritet buxheti dhe t’i forcohen kapacitetet operacionale.

Në këtë qëndrim kanë qenë të gjithë deputetët e të gjitha partive politike, duke përjashtuar Listën Serbe  e cila po e bojkoton punën e kuvendit, raporton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori