LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha përkeqëson astmën

Mbipesha përkeqëson astmën

Një studim i shkencëtarëve nga Zelanda e Re, ka treguar se mbipesha mund të jetë njëri nga faktorët negativ tek astma, madje mund ta maskojë praninë e sëmundjes gjatë ekzaminimit me anë të testeve standarde.

Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos kanë shpjeguar se funksioni i dobësuar respirator tek astmatikët është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e indeksit të peshës trupore (BMI-raporti i gjatësisë dhe peshës trupore).

Studimi ka treguar po ashtu se te personat e trashë me astmë, spirometria e zakonshme nuk mund të vërtetojë çrregullimin e funksionit të mushkërive.

Në fund të shkrimit të tyre të botuar në revistën, “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, shkencëtarët shtojnë se personat e trashë me astmë kanë rrezik më të madh nga frymëmarrja e vështirësuar.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori