LAJMI I FUNDIT:

Mbindërtimi për Nokia N9

Mbindërtimi për Nokia N9

Smartphone i parë dhe i fundit i Nokias i bazuar në SO MeeGo do të marr një mbindërtim. Shënimi i koduar i mbindërtimit është PR1.1, e ai sjell disa funksionalitete të reja.

Mbindërtimi N9-tës do të ia sjell përkrahjen për Swype, i cili mundëson shkrimin më të shpejtë të tekstit, kontrollet për reproduktimin e muzikës në ekranin e celularit të mbyllur, si dhe menaxhimin më të avancuar të memories, që do të duhej të përfshinte multitaskingun. Do të përfshihet edhe anulimi i zhurmës së prapavijës gjatë bisedave, indikatorët e rinj në ekranin standby dhe mbyllja e aplikacioneve duke i ngrehur ato teposhtë.

Mbindërtimi do të plasohet valë-valë, e të gjithë celularët pritet ta marrin mbindërtimin së shpejti. /Telegrafi/