Mbi konceptin e Zotit në mua!
Si djalë i vetëm, siç thuhet "hasreti" në familjen time, gjithnjë kam qenë i edukuar me mësimet e traditës patriarkale. Babai, e posaçërisht nëna, përherë më kanë bombarduar me mësimet religjioze, duke ma imponuar bindjen se njeriu është krijesa më madhështore e Perëndisë, i ndërtuar nga dheu si trup që vdes, dhe shpirti i pavdekshëm hyjnor. Deri në kohën e pubertetit, e posaçërisht të adoleshencës sime të vonshme, këto mësime fetare të prindërve të mi i absorboja ashtu sikurse ishin: standarde shabllonesh metafizike të bartura brez pas brezi si dije tradicionale fetare.
Nga tërë këto mësime, të cilat unë me njomësinë time – pa përvojë intelektuale – atëbotë i thithja si ligjërime autoritare, kureshtjen në këtë fushë më së tepërmi e sfidonte etika fetare, e posaçërisht ajo e parimeve universale hyjnore, e që në të ardhmen, gjatë formimit tim si personalitet i kompletuar, do të jenë bazë fondamentale e orientimit të kureshtjes sime të pangopshme drejtë shtegtimit kah labirintet e errëta dhe të panjohura të anës tjetër të qenies sonë të quajtur shpirt.
Sa më shumë rritesha dhe formësohesha si personalitet në vete, aq më tepër kërkoja e kërkoja, duke gjurmuar varësisht nga mundësitë reale të qasjes në literaturat më të avancuar përkatëse, dhe, kuptohet, aq sa më lejonte (për kohën) niveli im i njohurive dhe aftësive të arritura intelektuale në këtë fushë shumë specifike. Gjatë këtij shtegtimi të kërkimit të visarit të dijes mistike, nëpër labirintet e pashtershme të jetës, kam hasur në mjaft libra, literaturë të ndryshëm, siç i quajmë sot alternative, njerëz të shumtë bashkudhëtarë kuriozë si unë… Brodha ashtu dhe tërësisht i humbur në jetë, përplot hamendësime, strese, trauma dhe dëshpërime të njëpasnjëshme… Por, sfida e përhershme dhe këmbëngulësia në mua drejtë përjetimit të asaj ndjenje adekuate, se "mu kjo është ajo se çka unë kërkoj", nuk më është zhdukur kurrë.
Sot nuk ngurroj aspak të pranoj se tek pas dyzet viteve e zbulova formulën e parë të urtësisë fondamentale të arritjes deri te caku i pagabueshëm që do të më shpinte kah lumturia e jetës. Kah rruga e dritës! Formula ishte e thjeshtë, por gjeniale: “Zoti ekziston dhe është në mua. Ai nuk është shumë larg, diku në qiell, ku unë isha mësuar gjithmonë ta kërkoj”. Ishte kjo ajo pikënisje e parë që më orientoi kah binarët e rrugës së vërtetë të dritës. Rrugës që kaherë isha nisur dhe dëshiroja që me çdo kusht të arrija në cak… por, cak nuk kishte! Vetë rruga ishte cak! Vetë kërkimi ishte cak!
Instalova veten në binarët e kësaj rruge të pakthyeshme të jetës, dhe më në fund zbulova se kush isha unë në të vërtetë. Dhe, një ditë brohorita: Eureka! Nga thellësie e qenies sime, një zë i së vërtetës shpalosi në vetëdijen time. Në krahasim me kapshmërinë e rëndomtë shqisore, ky zë për mua ishte një kumt i tejpërtejshëm jashtëshqisor, jashtëdimensional dhe transcedental: “Ti je realiteti i kësaj bote. Ti je shkëndija e zjarrit të madh të Perëndisë që ndizet pandërprerë dhe quhet jetë…"!
A nuk e krijoj Zoti njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkrëndi e dritës së vet? Kështu së paku thuhet në librat e vjetra religjioze. Figurativisht, është ky konstatim plotësisht me vend, sepse njeriu si krijesë fizike racionale është një “kosmos” në miniaturë dhe në përbërjen e vet ka tërë strukturën substanciale të kësaj bote materiale. Prandaj, shpeshherë në literaturën ezoterike dhe filozofinë antike, kjo komponentë racionale ndryshe emërtohet edhe si "makrokosmos", ndërsa pjesa tjetër irracionale (metafizike) e saj si trup, ndryshe cilësohet si shkëndijë hyjnore, frymë e Zotit, potencial i pastër, dritë…etj.
Ta konkretizoj këtë konstatim me një tregim metaforik nga visari i pashtershëm i urtësisë së lashtë indiane: Pasi Zoti e krijoi njeriun, me kohë vërejti se ai gjithnjë lypte diçka, ankohej pa ndërprerë, nuk është i kënaqur me shumëçka…. Dhe, ishte mërzitur seriozisht nga këto veprime të krijesës së vetë. Kështu, një ditë, vendosi që ta braktis njeriun dhe të fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti se kudo të fshihej, njeriu do ta gjente. Kështu, duke shëtitur një ditë në mendime, rrugës e takon një të urtë. Ai e pyet:
– Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa të brengosur dhe në mendime?
– Po – i përgjigjet të urtit dhe ja shpalosi problemin që kishte.
– Mos u brengos Perëndi i madhëruar – ja kthen i urti – unë të tregoj se ku të fshihesh. Hy në brendinë e zemrës së njeriut dhe ai kurrë nuk do të kërkoj aty.
Nëse pra e pranojmë se Zoti, kësaj krijese të përsosur, ia dha frymën e vet, atëherë, logjikisht është në ne dhe askund tjetër. Është pjesë e jona si tërësi, edhe pse ne jemi mësuar ta kërkojmë larg e më larg, diku në qiell ose kudo qoftë tjetër.
Çdo religjion mëson se çka është Zoti dhe jep konceptin e përgjithësuar për Zotin si gjithëpërfshirës. Nëse Ai është gjithëpërfshirës, atëherë aspak nuk duhet të kemi dyshim se është prezent edhe në ne. Por, si ta dallojmë këtë baraspeshë të dy të kundërtave që janë një – këtë interaksion reciprok mes nesh dhe Zotit bashkë?
Thjeshtë, të jemi në të tashmen.
Kjo është esenca. Të jemi këtu dhe tani. Në këtë moment dhe në kontakt me thellësinë e qenies tonë. Vetëm në këtë gjendje dhe tek atëherë jemi në Zotin.
Por, praktikisht, mendja e jonë kurrë nuk është në të tashmen. Ajo gjithnjë hamendet ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes. Përherë jemi të padurueshëm, nga aspekti i së ardhmes, ose brengosemi në lidhje me të kaluarën. Gabimi i ynë më i madh qëndron aty se të gjitha brengat tona kanë të bëjnë me të kaluarën, e cila ka perënduar dhe nuk ekziston më, dhe i tërë padurimi është për të ardhmen e cila ende nuk ka arritur.
Ta kesh mendjen në të tashmen është diçka me të vërtetë e thellë. Momenti i së tashmes është: "Tani, tani, tani…". Andaj duhet ta kemi të qartë: Zoti është bashkimi i prezencës dhe së tanishmes.
Sa herë që çdo qelizë apo atom i trupit dhe mendjes tonë zhytet në prezencën e së tashmes, ju përjetoni diçka, ta quajmë si ekstazë, diçka që është jashtë këtij realiteti të aktivitetit tonë të zakonshëm. Mu ai moment i sjelljes së mendjes në të tashme është ajo që do ta cilësojmë të jemi me Zotin. Me pjesën tonë të vërtetë.
Mjafton një minutë, vetëm një minutë në ditë të jesh me veten dhe asgjë tjetër.
Të jesh një minutë në ditë me veten, në qetësi pa mendime, është të jesh një minutë me Zotin.
Kjo është me të vërtetë madhështore…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës