Një trend i madh në këtë sezon zgjedhor ka qenë që amerikanët të shkojnë herët në votime.

Deri më sot, rreth 92,038,417 vota janë hedhur tashmë nga votuesit, rreth një e treta e tyre personalisht - 33,141,215 - dhe pjesa tjetër - 58,897202 - me postë, raporton bbc.


Kjo përfshin edhe Donald Trump dhe Joe Bidenin, si dhe kandidatët për zëvendëspresident, Mike Pence dhe Kamala Harris.

Në Teksas, votat e parakohshme kanë tejkaluar numrin e përgjithshëm të votave të hedhura në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

Në një nivel kombëtar, votuesit kanë hedhur tashmë 66.8 për qind të votave të përgjithshme të numëruara në zgjedhjet e vitit 2016, sipas Projektit të Zgjedhjeve të SHBA. /Telegrafi/