Entit rregullator lokal për sigurinë e ushqimit ka deklaruar se ka urdhëruar pastrimin dhe qasjen më të sigurt ndaj ushqimit në Noma, i restorant me ndihmën e kuzhinierit shqiptar Rene Rexhepi tri herë e ka zënë vendin e parë në listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

Administrata daneze e ushqimit njoftoi sot se e ka kontrolluar restorantin në Kopenhagë, pasi ka marrë 63 ankesa nga konsumatorët që e kanë vizituar gjatë një jave në muajin e kaluar. Deri tash nuk dihet se cili ushqim ka shkaktuar infeksionin.


Menaxheri i restorantit, Peter Kreiner, ka thënë se po hetohet burimi i infeksionit.

Një vakt në Noma kushton rreth 200 euro, ndërsa rezervimet bëhen muaj të tërë më parë. /Telegrafi/