Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë. Në krahasim me vendet e rajonit Kosova ka përqindjen më të madhe të të papunëve.
Kosova me mbi 1.7 milion banorë, ka 30.7 për qind të popullsisë të papunë. Ndërsa, Maqedonia me pak mbi 2 milionë banorë, ka 20 për qind të papunësuar.
Qytetarët e të dy vendeve fajësojnë institucionet për gjendjen e rëndë të papunësisë.
Avni Hajdari, qytetar nga Prishtina, e quan shqetësuese situatën e papunësisë. Madje, ai shprehet skeptik se një gjë e tillë do të përmirësohet gjatë vitit 2019.
“Në bazë të këtij zhvillimi ekonomik nuk besoj që do të ketë ndonjë rritje të madhe të vendeve të punës në vitin e ardhshëm. Shumica po tentojnë me ik jashtë duke mos pasur perspektivë të punësimit këtu në Kosovë”, tha Hajdari.
Edhe një tjetër qytetar fajtor e bën qeverisjen. Ramadan Krasniqi thotë se vende të punës kanë vetëm pushtetarët.
“Vetëm për pushtetarë ka vende të lira të punës, për neve punëtorëve jo, njerëzve të thjeshtë jo”, tha ai.
Derisa në Kosovë, thuhet se ka pasur rritje të shkallës së papunësisë, në Maqedoni gjatë tre mujorit të tretë të vitit të kaluar, ka pasur ulje të papunësisë. Mirëpo, edhe qytetarët e Maqedonisë fajësojnë institucionet e tyre.
Qytetari i Maqedonisë, Naip Rrahmani, e ka quajtur “katastrofale” gjendjen e papunësisë në Maqedoni.
“Katastrofë, shumë vështirë. Ka njerëz që kanë diplomat dhe që nuk ka vend pune”, tha ai.
Njëjtë shprehet edhe qytetari tjetër nga Maqedonia , Ridvan Salihu.
“Sa i përket punësimit, momentalisht është shumë i dobët. Popullsia e sotme sidomos rinia sot 70 për qind po dalin jashtë. Sipas kushteve edhe emigrimi është bërë shumë i dobët. Sa për punësi po thuhet me u hap më tepër vitet e ardhshme po këto krejt jon toleranca nuk janë e drejtë e popullsisë.. Kemi mbet të mjerë, qeveria nuk ndihmon asgjë ”, tha ai.
Për këtë gjendje edhe Ismajl Shkreta kritikon qeverisjen.
“Vet i pesti jam mirë, ama me punu vetëm një anëtar i familjes është shumë problem, pak edhe çështje politike, si të mos jesh në ndonjë parti nuk mundesh me hi në punë”, ka përfunduar Shkreta.
Mirëpo, përfaqësues të institucioneve si në Kosovë po ashtu edhe në Maqedoni gjendjen nuk e shohin me sytë e njëjte si qytetarët.
Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë për KosovaPress se janë duke hartuar një plan si t’i qasen papunësisë. Sipas tij kjo dukuri është e trashëguar ndër vite.
Ai po ashtu tha se po përpiqen që të punojnë me të rinjtë, që të përgatiten për tregun e punës.
“Jemi duke u përpjekur edhe si Qeveri edhe si ministri të krijojmë kushte, të krijojmë mundësi që këtyre qytetarëve të cilët janë të aftë për punë, janë të paraqitur në zyrat e punësimit apo të regjistruar si punë kërkues, t’iu ofrojmë mundësi punësimi dhe po bashkëpunojmë shumë edhe ,e sektorin privat që unë i shoh shpresë të vetme. Që në këtë vend papunësia mund të zbutet apo të zvogëlohet, vetëm nëse ne e përkrahim sektorin privat. Ne si qeveri kemi marrë shumë veprime, me të cilat realisht faktet flasin, ka filluar të ndryshoj klima e të bërit biznes”, tha Reçica.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Statistikave të Maqedonisë, Zirap Ademi ka thënë se për dallim nga viti i kaluar ka pasur ulje të papunësisë prej 1,3 për qind.
Por, kjo nuk mund të dihet saktë sepse në Maqedoni nuk ka pasur regjistrim të popullsisë që nga viti 2002. Nga regjistrimet që janë bërë aso kohe, numri është 2 milionë e 75 mijë banorë.
“Në tremujorin e tretë të këtij viti kemi 958 mijë e 770 persona të cilët i konsiderojmë si popullsive aktive, nga të cilët kemi gjithsej 759 mijë e 445 të cilët janë të punësuar dhe gjithsej kemi 199 mijë e 325 persona të cilët janë të papunësuar… i bie në përqindje, nga popullsia aktive 20 prej 8 për qind të papunësuar dhe 45,1 për qind janë të punësuar”, tha Ademi.
Ademi thotë se një numër i madh i të rinjve vazhdojnë të kërkojnë punë.
Edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni, Koço Angjushev për KosovaPress është shprehur se niveli i papunësisë gjatë vitit 2018 ka shënuar ulje.
“Sa i përket atyre që janë të papunë këtu paraqitet problemi i papërshtatshëm për nevojën e ekonomisë. Ju për shembull keni problem, ekonomia nuk mund të gjejë punëtorë, nuk mund të gjenden njerëz që ju nevojiten e tyre, ndërsa nga ana tjetër kemi disproporcion që njerëzit që janë të papunë, nuk mund të gjejnë punë. Vitin e ardhshëm do të marrim një masë radikale të cilën e kemi quajtur “Mundësi për të gjithë” dhe ajo masë do të jetë që shteti edhe ashtu u paguan asistencë sociale të njëjtëve, tash do t’i paguajë pak më shumë dhe e njëjta do të quhet pagë në një periudhë prej gjashtë muajve, që ata njerëz të shkojnë tek kompanitë të cilat duan të pranojnë punëtorë”, ka thënë Angjushev.
Tutje ai ka thënë se duhet një bashkëpunim mes Odave ekonomike, Qeverisë dhe të papunëve. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova