Dr Brian Steixner, urolog, e ka thyer mitin se nuk mund të mbetesh shtatzënë përmes seksit anal, pasi që vet është ballafaquar me një dukuri të tillë.
Steixner ka zbuluar se e ka trajtuar një grua me një sëmundje të rrallë të quajtur “keqformim të kloakës” kur ishte student i mjekësisë, transmeton Telegrafi.
Kjo dukuri ndodh vetëm te vajzat gjatë kohës që janë duke u rritur në mitrën e nënave të tyre.
Keqformimi i kloakës mund të zhvillohet herët në shtatzëni, që do të thotë se rektumi i foshnjës, uretra dhe vagjina nuk ndahen në kanale të ndryshme.
Sipas Great Ormond Street Hospital kjo shkakton që urina dhe jashtëqitja të kalojnë përmes një kanali të përbashkët i cili hapet në perineum.
Normalisht kjo korrigjohet përmes operimeve që krijojnë tri kanale të ndara, e gjithashtu një anus dhe vagjinë.
Sidoqoftë, kur një grua me këtë sëmundje ishte operuar në SHBA, kishte ndodhur një gabim kirurgjik apo kishte pasur reagim të rrallë të trupit ku ishte krijuar një lidhje anormale mes mitrës dhe zorrës së trashë.
Çdo muaj, gjatë menstruacioneve ajo kishte rrjedhur gjak nga anusi.
Dr Steixner ka treguar se ajo kishte kryer vetëm seks anal, pasi që ai vagjinal kishte qenë i pamundshëm, dhe kësisoj kishte mbetur shtatzënë. Gruaja kishte vendosur të abortoj pasi që kishte menduar se një lindje natyrale do të ishte shumë e rrezikshme për shëndetin e saj dhe të fëmijës.
Fatmirësisht kjo dukuri që e shkakton këtë shtatzëni është shumë e rrallë dhe ndodh vetëm te një nga 50,000 njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit