LAJMI I FUNDIT:

Mbesa ngrit kallëzim penal, Trump po kërkon që padia të hidhet poshtë

Mbesa ngrit kallëzim penal, Trump po kërkon që padia të hidhet poshtë

Presidenti amerikan, Donald Trump po kërkon refuzimin e procesit gjyqësor në të cilin pretendohet se tradhtoi mbesën për një trashëgimi me vlerë dhjetëra miliona dollarë.

Ai e akuzon atë për pranimin e “teorive të komplotit” në një përpjekje për ta ngarkuar atë me procese gjyqësore pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Avokatët e presidentit thanë se Mary Trump hoqi dorë nga pretendimet e saj në vitin 2001 me anëtarët e familjes për shkak të pasurisë së babait të tij, Fred Trump Senior, i cili vdiq në vitin 1999, njoftoi reuters.


Ata gjithashtu thanë se Mary Trump priti shumë gjatë për të akuzuar Donald Trumpin, motrën e tij Marianne Trump Berry dhe vëllain e tij të ndjerë, Robert Trump se janë përpjekur ta “shtrydhin” atë nga trashëgimia, duke u mbështetur në raportin e New York Times.

Ata shtuan se “qëllimi i vërtetë” i procesit gjyqësor ishte “të dobësonte ndikimin politik të presidentit gjatë post-presidencës së tij duke e preokupuar atë në mbrojtjen e padive të panumërta”.

Marie Trump, 55, një psikologe, bëri disa nga pretendimet e saj në librin e saj më të shitur “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm: Si e krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë familja ime”. /Telegrafi/