LAJMI I FUNDIT:

Mbappe fillon kërcënimet ndaj PSG-së, kampioni francez mund të ‘përjashtohet’ nga Liga e Kampionëve

Mbappe fillon kërcënimet ndaj PSG-së, kampioni francez mund të ‘përjashtohet’ nga Liga e Kampionëve

Kylian Mbappe po vazhdon betejën e tij ligjore ndaj ish-klubit Paris Saint-Germian pasi këta të fundit po refuzojnë t’i paguajnë atij 55.4 milionë euro që i detyrohen. 

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Cope, francezi tashmë ka kërcënuar gjigantin francez se do t’i padisë tek UEFA dhe do t’i fusë në telashe me ta. 

Mbappe ka paralajmëruar ashpër PSG-në se ai mund të bëjë që UEFA t’ua marrë licencën, gjë e cila nuk do t’i lejonte të luanin më në Ligën e Kampionëve. 


PSG-ja sidoqoftë, beson se ka opsione të mjaftueshme në dispozicionin e tyre të cilat do të përdoren për të fituar rastin dhe për të mos i paguar Mbappes atë shumë parash. 

Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pesë lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur
Lexo po ashtu Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pesë lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur

Kampioni në fuqi i Ligue 1 e kishte kërcënuar Mbappen gjatë kohës së tij të fundit tek klubi, duke e hequr atë nga ekipi i parë dhe duke mos ia rinovuar vëllaut të tij të vogël (Ethan Mbappe) kontratën. 

25-vjeçari tashmë ka filluar të marrë ritmin tek Real Madridi, pasi ka shënuar 13 gola në 23 ndeshje deri më tani këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori