LAJMI I FUNDIT:

Mbahet protestë për të drejtën në identitet gjinor

Mbahet protestë për të drejtën në identitet gjinor

Sot mbahet një tubim i qetë publik para Gjykatës Kushtetues për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Organizatorët nëpërmjet Facebook-ut, kanë njoftuar për këtë tubim, duke shkruar se Blert Morina, ka paraqitur kërkesën për ndërrim të emrit dhe të shënuesit të gjinisë në dokumentet e identifikimit, në mënyrë që ato të reflektojnë identitetin e tij gjinor.

“Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë dhe Agjencia për Regjistrimin Civil kanë refuzuar këtë kërkesë duke shkelur të drejtën e Blertit në privatësi dhe obligimet për mbrojtje të të drejtave të njeriut që dalin nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Prandaj, ju ftojmë që të bashkoheni në tubimin e qetë publik para Gjykatës Kushtetues për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta zbatojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut siç kërkohet nga neni 53 i Kushtetutës së Kosovës. Demokracia dhe drejtësia nuk duhet të jenë përjashtuese, ato duhet sendërtuar mbi bazën e barazisë dhe pranueshmërisë për të gjithë qytetarët. Tani, më shumë se kurrë, është koha që institucionet tona dhe shoqëria të angazhohen mirëfilli që të ofrojnë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të komunitetit transgjinor”, thuhet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori