Site icon Telegrafi

Mauro Icardi flet për ndarjen nga Wanda Nara: Ajo po tallet në të gjithë botën

Foto: Instagram

Futbollisti Mauro Icardi dhe modelja e menaxherja e lojtarëve, Wanda Nara, prej kohësh fliten për ndarjen e tyre.

Sulmuesi i Galatasaray ka folur tashmë për këtë çështje përmes një live të bërë në Instagram.

Pavarësisht raportimeve të shumta, ata të dy janë të martuar akoma.

Futbollisti thotë se modelja, e cila është edhe menaxherja e sulmuesit, është tallur në mbarë botën për deklaratat publike që ka bërë për marrëdhënien e çiftit.

Lexo po ashtu Wanda Nara dhe Mauro Icardi nënshkruajnë dokumentet e divorcit?

“Fatkeqësisht Wanda Nara ka vendosur t’i japë fund lidhjes. Por ne jemi ende të martuar. Unë e njoh atë më mirë se kushdo. E di se çfarë lloj personi është dhe e kam mbrojtur gjithmonë. Por ajo po tallet në të gjithë botën. Për shkak të sjelljes, qëndrimeve të saj, nuk jam i disponueshëm për të vazhduar me këtë”, ka thënë ai në një live në rrjetin social, Instagram.

“Le të shohim se çfarë na dikton e ardhmja. Le të shohim nëse do të mbetet kështu apo nëse mund të bëhet diçka për fëmijët. Ata e dinë se çfarë baba jam, si jam sjellë me ta, edhe pse nuk janë të mitë. Fëmijët. Por unë i dua sikur të ishin të mitë. U dhashë gjithçka, e di çfarë njeriu jam me ta”, tha ai.

“Fëmijët janë të inatosur me të që i ka bërë publike të gjitha këto [mosmarrëveshjet me Icardin]… Unë kurrë nuk e kam bërë këtë, por nëse ajo dëshiron kështu, do ta bëj edhe unë. Valentino është 14 vjeç tani. dhe vëllezërit shikojnë lajmet, kanë Instagram, shikojnë Youtube… dhe është e dukshme që bëjnë pyetje për të gjitha këto diskutime”, tha reprezentuesi argjentinas.

Icardi dhe Nara kanë dy fëmijë bashkë, gjersa biondja ka edhe tre fëmijë me futbollistin Maxi Lopez. /Telegrafi/

Exit mobile version