Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka kritikuar Kupën e Botës në Katar, duke e quajtur pushimin mes sezonit si një ‘fyerje për futbollin’.
Ish-trajneri i Chelseat zbuloi mendimet e tij për turneun përpara ndeshjes së kësaj fundjave me Juventusin.
63-vjeçari italian nuk ka qenë asnjëherë nga ata që e mbajnë gjuhën dhe ka qenë rregullisht një burim i mirë për momente, komente apo shpërthime qesharake.
Natyrisht, të gjithë mund të kujtojmë incidentin nga koha e tij në Chelsea mes tij dhe Kepa Arrizabalaga për shembull, por këtë herë ai ka folur për Kupën e Botës shumë të kritikuar në Lindjen e Mesme.
Sarri foli për mediat para ndeshjes së kësaj fundjave jashtë fushe kundër Juventusit, ku ngriti hapur pyetje rreth ndikimit të Katarit në sport.
“Unë e shoh atë si një fyerje për futbollin”, ka thënë fillimisht Sarri për mediumin italian Tuttomercato.
“Nëse dikush më shpjegon se çfarë mund t’i japë futbollit Kupa e Botës në Katar, duke përjashtuar paratë për Manchester Cityn dhe PSG-në, unë mund të ndryshoj mendje”.
“Ne kemi respektuar kalendarin dhe tani pushimi është i përshtatshëm, duke pasur parasysh dëmtimet”, përfundoi italiani.
Sarri diz que Copa do Mundo no Qatar é um insulto e dispara: 'O que pode trazer tirando o dinheiro de City e PSG?' #FutebolNaESPN #ESPNnoQatar https://t.co/NNY1v0bSYM
— ESPN Brasil (@ESPNBrasil) November 12, 2022
Sigurisht që Sarri nuk është i pari që flet për Kupën e Botës, pasi vendimi për t’i dhënë Katarit garën më të madhe të futbollit botëror ka shkaktuar shumë polemika nga bota e futbollit, si dhe bota e gjerë në përgjithësi.
Shumë vende kanë pohuar se do të vazhdojnë të bëjnë fushatë për çështjet e të drejtave të njeriut dhe kompensimin për punëtorët emigrantë në Katar, një çështje që është mbuluar dhe dënuar gjerësisht nga mediat botërore. /Telegrafi/