Që disa ditë radhazi, nxënësit e shkollave të mesme, por edhe të universiteteve, po mbajnë mbrëmjet e tyre.

Këto mbrëmje të cilat i shijojnë të rinjtë në përfundim të studimeve, po krijojnë telashe në trafik.


Kështu, përcjelljet që i bëjnë deri tek vendi ku mbahet mbrëmja po shkaktojnë bllokim të rrugës për shkak të kolonave të gjata.

Maturantë të një prej shkollave, kanë shkaktuar kolona 7-8 kilometra të gjatë në magjistralen Prishtinë - Pejë, përkatësisht te fshati Korroticë e Epërme, të Drenasit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi ku shihen policë teksa orientojnë makinat për ta zhbllokuar rrugën.

32423162 1696392860479985 7564448280348721152 n

32267108 1696393323813272 1004515764461371392 n

32286661 1696394187146519 1683733617911529472 n 1