Matisse Cafe, rrjeti i njohur i kafeneve i pranishëm pothuajse në secilin qytet të vendit, tashmë po hap një kapitull të ri dhe të jashtëzakonshëm.

Përmes një iniciative unike, Matisse do të bëhet ura që lidh baristat e talentuar me skenën ndërkombëtare të kafesë  në ngjarjen prestigjioze Barista Talent 2025, e cila do të mbahet në Bologna, Itali, nga 15 deri më 18 Shtator 2025.


Ky është një moment historik jo vetëm për Matisse, por për të gjithë ata që e duan dhe e jetojnë artin e kafesë.

- Përfaqëso vendin tënd,

- Apliko dhe bëhu pjesë e Matisse,

-  Zhvillo aftësitë e tua, kap këtë mundësi unike për të mësuar dhe për të shkëlqyer,

- Bëje hapin – vetëm apliko. Pjesën tjetër, e bën Matisse.

Ky nuk është vetëm një aplikim. Është një ftesë për të hyrë në një udhëtim që bashkon pasionin individual me vizionin e Matisse Café – dhe për ta çuar përfaqësimin tonë në një
nivel të ri.

Apliko tani:  https://forms.gle/KukY9XLAf5fZCHNN8

Eja edhe ti, bëhu pjesë. Bëje ëndrrën realitet. Shkëlqe dhe përfaqëso vendin tënd me krenari.