Komunikacioni rrugor në Prishtinë është çdo ditë i stërngarkuar me automjete, duke bërë që rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në kaos të vërtetë.
Meqenëse numri i automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet është dukshëm i madh edhe aksidentet nuk janë të pakta, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës vetëm për dy muajt e parë të viti 2016 në qytetin e Prishtinës kanë ndodhur 183 aksidente rrugore, prej tyre 120 me lëndime, ndërsa 63 me dëme materiale.
Mirëpo, në mënyrë që të identifikohet shpejtësia e automjeteve dhe zonat në të cilat ka raste më të shpeshta të tejkalimit të shpejtësisë, tash një vit Komuna e Prishtinës në disa rrugë ka vendosur disa matës të shpejtësisë, raporton kp.
Disa semaforë dhe gjithsej 8 matës në lokacione të ndryshme, por më prioritet lokacionet ku ka shkolla, Komunës së Prishtinës i kanë kushtuar rreth 150 mijë euro. Këta matës të vendosur që të ndikohet edhe në uljen e aksidenteve rrugore, puna e vetme që bëjnë është që të identifikojnë zonat në të cilat tejkalohet shpejtësia, pa identifikuar targat e automjetit që tejkalon shpejtësinë.
Edhe pse disa prej këtyre pajisjeve janë vendosur para një viti, Komuna e Prishtinës ende nuk i ka dërguar ndonjë raport Policisë së Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e dala për këta matës.
Se nga këta matës identifikohet vetëm numri i automjeteve që kalojnë shpejtësinë e caktuar për rrugë të caktuara, për KP e konfirmoi edhe zyrtari i lartë për sinjalizim horizontal dhe vertikal në komunikacion nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Halil Halili.
“Deri më tani, në disa lokacione që janë të vendosura këto, në disa segmente rrugore që janë të ndjeshme, që kemi pas vazhdimisht kërkesa nga prindërit që të vendosen shenja të ndryshme apo pengesa të ndryshme rrugore. Prej këtyre matësve që kemi vendosur deri më tani kemi informacione vetëm nga sa automjete kalojnë dhe sa automjete bëjnë kalimin e shpejtësisë në ato segmente. Na jep në kohë reale por edhe në kohë të saktë, në diagrame se cilat vetura kanë bërë tejkalimin e shpejtësisë, në cilën kohë dhe në cilin segment”, tha ai.
Edhe pse këta matës nuk identifikojnë saktë automjetet që kalojnë shpejtësinë e caktuar, Halili tha se janë vendosur në ato zona në të cilat ka më shumë aksidente dhe aty ku këmbësorët janë më të rrezikuar nga ngasësit të cilët nuk respektojnë limitet e caktuara të shpejtësisë.
Por, sipas Halilit ende nuk ka ndonjë bashkëpunim konkret me Policinë e Kosovës, në lidhje me të arriturat nga këta matës. Këtë mungesë të bashkëpunimit ai e ka arsyetuar me mungesë të planit operativ.
Ai shtoi se puna në disa prej këtyre matësve është ende duke vazhduar, pasi deri më tani ka pasur vazhdimisht instalime të moduleve, mes softuerëve.
Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, sipas Halilit do të ndodh në të ardhmen. Ai theksoi se është duke u shqyrtuar mundësia që të nxirret një raport nga segmentet rrugore ku janë të vendosur këta matës, në mënyrë që edhe të ketë bashkëpunim me Policinë.
Halili gjithashtu shtoi se një mundësi tjetër e cila është duke u shqyrtuar është ajo që këtyre matësve t’u shtohen edhe kamerat.
Këta matës të shpejtësisë janë të vendosur në rrugët “ Nazmi Gafurri”, “Dr. Shpëtim Robaj”, “Vëllezërit Fazliu”, “Rruga e Zagrebit”, “Tahir Zajmi”, “Enver Maloku”, dhe në rrugën “Isa Kastrati”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj