Pos që ofron kënaqësi, masturbimi ka edhe efekte të mira për shëndetin.
Gjinekologia, Dr. Lorin Streicher, profesor i asociuar në Universitetin Northwestern dhe autore e disa librave mbi seksin dhe shëndetin, thotë që ka ardhur koha që fakti që femrat masturbojnë më në fund nuk do të jetë temë tabu dhe sqaron se cilat janë përparësitë e masturbimit.
Masturbimi, në fakt ka fituar një reputacion të keq përgjatë historisë, por atyre që ende e mendojnë si diçka të keqe, u bën mirë të mësojnë se përveçse kënaqësisë, ai sjell edhe shumë të mira për shëndetin mendor e fizik.
Dr. Streicher, ka renditur disa arsye të mjaftueshme që gratë dhe vajzat ta flakin tutje tabunë dhe ta marrin më seriozisht masturbimin.
Ndihesh më e lumtur…
“Ne e dimë që kënaqësia i bën njerëzit më të lumtur”, thotë Streicher. Kaq e thjeshtë është. Orgazmat çlirojnë endorfina, dopaminën dhe oksitocinën që na sjellin në qejf dhe na ngrenë mbi re. Në vend të parajsës artificiale, zgjidhni kënaqësinë natyrale!
…dhe më mirë me veten
Është thelbësore të ndihesh rehat me trupin tënd: është nja nga gjërat e vetme që e kemi gjithë jetën tonë. “Është absolutisht e rëndësishme që femrat të kenë një njohje të mirë të trupit të tyre dhe të mënyrës për t’i dhënë vetes kënaqësi”, thotë doktoresha. Është ora e punës praktike…
Përmirëson jetën tuaj seksuale
Masturbimi, mund t’iu japë siguri në shtrat dhe t’iu ndihmojë të bëni pjesë edhe partnerin të asaj çka ju dëshironi. Kur keni kuptuar çka ju sjell kënaqësi mund t’ia thoni edhe atij se ku doni të përkëdheleni.
…na ndihmon të flemë më mirë
Përse në përgjithësi na merr gjumi menjëherë pasi jemi shkrirë në kënaqësi? Sepse orgazmat eliminojnë tensionet emocionale e fizike dhe lodhin trupin, gjë që ndihmon për të fjetur shpejt. “Shpesh flihet më mirë pasi je masturbuar sepse ndihesh më i ç’tendosur dhe i plotësuar”, thotë Dr Streicher. Masturbimi provokon dremitje njësoj si leximi para gjumit!
. …të çlirojë tensionin seksual duke bërë mirë
Nëse ke zgjedhur të mos bësh dashuri ose gjendesh në një periudhë abstinence të pavullnetshme, masturbimi është një mjet mjaft efikas për të kënaqur libidon tënde.
Ul nivelet e stresit
”Çdo gjë që ju bën të ndjeheni më të relaksuar, qoftë ajo joga, apo një masazh këmbësh, funksionon njëlloj, ” thotë Streicher, ” nuk është e thënë pa tjetër të jetë diçka seksuale, por është e sigurt se seksi dhe vetë stimulimi, janë mënyra shumë të mira për të larguar stresin.”
Masturbimi lehtëson dhimbjet e trupit dhe ato menstruale
Megjithëse studimet ende nuk janë bindëse për ndikimin e njëjtë në të gjithë njerëzit, dr. Streicher thotë se nuk ka asnjë arsye që masturbimi të mos merret në konsideratë dhe si një mënyrë për të qetësuar dhimbje të ndryshme trupore, përfshirë ato menstruale, duke qenë se ndihmon në çlirimin më të shpejtë të gjakut menstrual. E pse të pish ilaçe?
Bën që trupi ynë të jetë seksual… edhe kur nuk kemi raporte
“Nëse jeni pa partner, masturbimi bën të mundur jo vetëm të ruani elasticitetin dhe të rrisni presionin e gjakut, por gjithashtu të keni një higjienë të mirë mendore”, thotë Streicher. E dimë që seksi dhe eksitimi nisin në tru. Sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë duam të bëjmë sepse mendojmë vazhdimisht për këtë. Kur nuk kemi raporte prej një kohe të gjatë, në të shumtën e rasteve, as që mendojmë fare për seksin”.
Ka mjaft lodra për të na e shtuar kënaqësinë
Nga vibratorët vetëmasazhues e deri tek buzëkuqtë intimë, ka mjaft lodra për ta kompletuar kënaqësinë.
Kur je në çift, është një mënyrë e këndshme për të mbajtur lart dëshirën
Siç thotë Streicher, sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë na bëhet. Dhe logjikisht, sa më shumë masturbohemi dhe sa më shumë ndihemi rehat me seksualitetin tonë, aq më shumë do të dëshirojmë partnerin.
Jep orgazma të shumëfishta
Të kuptosh mënyrën se si funksionon trupi yt lejon të dish me saktësi si t’i japësh kënaqësi. Një herë, dy, tre… Gjithçka varet nga oreksi ynë. Orgazma është në përgjithësi përfundimi për meshkujt, por femrat mund ta shijojnë disa herë me radhë. Atëherë pse ta privosh veten?
Nuk ka efekte negative
Masturbimi nuk ka absolutisht asnjë efekt negativ. Ky aktivitet nuk paraqet asnjë problem: nuk marrim sëmundje, nuk mbetemi shtatzënë, nuk kemi të përziera. Është i vetmi ves që nuk shoqërohet nga asnjë pasojë negative.
Thjesht, është i ëmbël
Nuk ke çfarë të shtosh tjetër. Lini vend në hapësirën tuaj kohore për ca seanca të vogla intime! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Tri shenjat e zodiakut me të cilat personat e shenjës së Luanit me siguri do të pendohen që u ndanë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë