LAJMI I FUNDIT:

Masat për parandalim të coronavirusit, ekipet e profesionistëve shëndetësorë në terren

Masat për parandalim të coronavirusit, ekipet e profesionistëve shëndetësorë në terren

Kosova vazhdon ende të mbetet e pa prekur nga coronavirus, i cili deri më tani në mbarë botën u ka marrë jetën 4 mijë e 616 personave.

Madje dje Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e këtij virusi mori vendim për mbylljen e shkollave deri më 27 mars, si dhe disa masa të tjera.

E në kuadër të këtyre masave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë anekënd vendit.


“Ekipet e profesionistëve shëndetësor anekënd vendit në parandalimin e coronavirus!

Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës!

Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/