Të gjitha ceremonitë e martesës janë bërë, në mënyrë që Mangli Munda të martohet me qenin e quajtur Sheru, të cilin i ati saj e kishte gjetur në rrugë.

Vajza 18 vjeç nuk ka qenë aspak e disponuar në dasmën e saj, që është zhvilluar në fshatin Jharkhand të Indisë.


Martohet me qen per te hequr mallkimin foto 2

Sipas një besimi Indian, për të hequr mallkimin, duhet të bëhet një martesë me qen, në mënyrë që mallkimi të kaloj tek ai.

“Jemi shpenzuar shumë për këtë martesë, por ç’të bënim, deshëm të shpëtojmë vajzën tonë” ka thënë i ati nuses.

Martohet me qen per te hequr mallkimin foto 3

“Kjo është e vetmja mënyrë që mund të heqim fatin e keq nga vajza jonë” ka thënë nëna e saj, duke shprehur dëshirën që vajza të martohet së shpejti.

“Sigurisht se një ditë do të gjejë princin tim dhe të martohem me atë” ka thënë vajza pas ceremonisë së dasmës, ku kanë marrë pjesë shumë persona./Telegrafi/