LAJMI I FUNDIT:

Martohet me jastëk

Martohet me jastëk

Një burrë nga Koreja e Jugut është martuar me jastëkun e tij, me personazhin e animuar Fate Testarossa. Ceremonia është transmetuar në një televizion lokal.

Në xhirime shihet se ky dhëndër anonim nxjerrë jastëkun në një shëtitje romantike nëpër park, vozitet me të në parkun e argëtimit, dhe shkojnë së bashku për drekë. Në fund ai shihet duke u martuar me jastëkun e adhuruar.

Jastëkët me animacione (personazhe të filmave të animuar për të rritur) në madhësi natyrale po popullarizohen gjithnjë e më shumë, sidomos në Japoni ku meshkujt kanë krijuar lidhje me ta.

Momentalisht është duke vazhduar një peticion në internet, të cilin deri më tash e kanë nënshkruar më shumë se 500 veta, e që kërkon nga autoritetet japoneze që zyrtarisht t’i lejojnë njerëzve të martohen me personazhet fiktive. /Telegrafi/