LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Deri në fund të vitit presim që të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE

Mariçiq: Deri në fund të vitit presim që të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE

Ne duhet të presim ngjarje të rëndësishme zgjerimi në muajt e ardhshëm. Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian do të shpallë propozim-kornizën e negociatave për fillimin e negociatave me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor që komenton përparimin e Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet, tha në një intervistë për AIM-në Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për integrim në BE dhe negociatori kryesor për çështje teknike.

Sipas tij, është reale të pritet që gjatë presidencës gjermane me BE-në, në vjeshtë ose në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me një kornizë të miratuar negociuese. Kjo, siç thotë Mariçiq, do të shënonte fillimin zyrtar të negociatave tona për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me kërkesat e palës bullgare për gjuhën maqedonase dhe pakicën, Mariçiq tha se Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë siguron një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa bllokada dhe konflikte.


“Ne dëshirojmë të bashkohemi në Bashkimin Evropian si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, duke qenë miqësorë me të gjithë fqinjët tanë. Ky qëllim është i arritshëm nëse i qasemi procesit në mënyrë të arsyeshme dhe të sigurt. Prandaj, nuk pres veto, por pres bashkëpunim intensiv në interes të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si fqinjë të afërt”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori