Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio e ka pranuar se ambicia e tij është të bëhet trajner i klubit ku kaloi thuajse gjithë karrierën.
34-vjeçari ka ardhur nga akademia e Juventusit dhe ka luajtur mbi 10 vite në ekipin parë nga Torino duke fituar çdo trofe vendor.
Më pas, Marchisio u transferua te Zenit St. Peterbourg, ndërsa vitin e kaluar vendosi të pensionohet nga futbolli i luajtur.
Për jetën pas pensionimit dhe të ardhmen e tij ka folur vetë ish-mesfushori italian.
“Më mungon shumë dhoma e zhveshjes, sepse ti jeton punën tënde aty çdo ditë”, ka thënë fillimisht Marchisio.
I pyetur për një të ardhme si trajner, ish-mesfushori mezi pret atë rol.
“Nëse është Juventusi, atëherë po, por jo të gjithë mund të jenë trajner”, përfundoi italiani. /Telegrafi/