Janë shpallur Top 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku janë ndarë edhe çmimet. Top kompania më e shukseshme për vitin 2016 është shpallur kompania Neptun, e cila merret me tregti të pajisjeve shtëpiake, e dyta është shpallur Dauti Komerc, e treta Bastuti Fruti, pastaj Kipper, Pofix, Trimi, Alma-M, Instalacija, Prince Enterprajs dhe e dhjeta kompani u shpall Univerzal Comerc.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Kosova vazhdon të mbetet një treg i favorshëm për biznesin maqedonas dhe bizneset nga ky vend duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi tregut të Kosovës. Kosova vazhdon të ofroj mundësi të shumta për investime dhe politika të favorshme për të bërë biznes.
“Maqedonia po e humb garën me Serbinë për tregun e Kosovës dita ditës dhe nuk po i përballon dot konkurrencës së ashpër nga Serbia. Do të ishte mirë sikur prodhimet e juaja të zëvendësohen me ato të Kosovës e jo që ju top 100 bizneset më të suksesshme po ua lejoni hapësirën prodhimeve serbe”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi, se Kosova e Maqedonia kanë marrëdhënie të mira ekonomike e diplomatike, të cilat duhet të shërbejnë edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare në të dy anët e që arsyeton investimet e autostradës “Arbër Xhaferi”, e cila po kushton qindra miliona euro në të mirë të të dy shteteve, por fuqia e juaj po humb në tregun e Kosovës dhe nuk po mundeni t’i përballoni konkurrencës së prodhimeve serbe dhe kjo është shqetësim për të dy shtetet.
Sipas tij, prandaj duhet që sa më shpejt të krijohen korporata të fuqishme të përbashkëta në mënyrë që t’i konkurrojmë me prodhimet tona edhe kësaj konkurrence e cila nuk është e pa kapërcyeshme.
“Bizneset janë sikur ujë që lëvizë aty ku është më së lehti dhe aty ku është më shkurt. Prishtina dhe Shkupi kanë një distancë rreth 80 kilometra dhe kjo është e mirë në krahasim me largësinë që ka Shkupi e Prishtina me Beogradin e që është mbi 300 kilometra”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Nebi Hoxha, kryetar i Odë Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, tha se vazhdojnë të ndjekin e analizojnë lëvizjet e bizneseve shqiptare në vend, duke prezantuar për të gjashtën herë top 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni.
“Profesionalizmi, paanshmëria, jopolitizimi dhe vrojtimi i çështjeve me një dozë të lartë të pragmatizmit na bënë të veçantë në rrugëtimin tonë deri këtu, në mundin për të përmirësuar klimën e biznesit drejt misionit tonë që është fuqizimi i biznesit”, tha Hoxha.
Sipas tij duke qenë dëshmitarë të krizës ekonomike e politike që po mbizotëron në vend, vështirësia në arritjen e mjeteve financiare paraqet problemin kryesor të shumë bizneseve, të cilët gjatë vitit janë ballafaquar me kërkesë të ulët, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm.
“Edhe për kundër kësaj shumica e kompanive të ranguara në top 100, kanë arritur të mbajnë pozitat e tyre në mesin e 100 më të mirëve. OEMVP-së, do të vazhdoi të punoi në rritjen e zhvillimit të mjedisit të volitshëm të të bërit biznes, krijimin e kushteve që do gjejnë vendin e duhur në politikat zhvillimore të vendit”, tha kryetari.
Sipas tij biznesi kërkon lehtësira e situatë politike stabile dhe një infrastrukturë të zhvilluar me fqinjët. Duhet rritur bashkëpunimi me të gjithë akterët për krijimin e politikave për një të ardhme më të mirë për qytetarët, më shpresë që vitin 2017 të shënohen suksese akoma më të mëdha.
Driton Kuçi, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë, tha se është një ditë e rëndësishme prezantimi për të gjashtën herë të top 100 kompanive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.
Sipas tij politikat e mira kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mbulimi më të madh të importit me eksport. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind.
Ai përgëzoi top 100 kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme duke shpresuar në zhvillime dhe rezultate të shkëlqyera vitin e ardhshëm dhe të tejkalohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-780x439.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re