Maqedonia gati për sfidën me Kazakistanin

Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen zyrtare në "Astana Arena", në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Kazakistanit, njofton Telegrafi.
Përkundër mungesës së përzgjedhësit Bllagoja Milevski, i cili është i pezulluar, skuadra është e motivuar për një tjetër rezultat pozitiv. Ekipin do ta drejtojnë ndihmësit Robert Stojanovski dhe Vllatko Grozdanoski.
Maqedonia do të jetë pa të lënduarit Alimi dhe Dimoski, ndërsa pritet të luajë me formacion pothuajse identik me atë kundër Belgjikës, me ndonjë ndryshim të vogël.
Në Astanë, skuadra synon të zgjasë serinë prej nëntë ndeshjesh pa humbje në garat zyrtare – me bilanc gjashtë fitore dhe tri barazime që nga disfata e fundit, në miqësoren ndaj Çekisë më 10 qershor të vitit 2024.
Ndeshja kundër Kazakistanit luhet të hënën në orën 16:00 sipas kohës së Maqedonisë. Takimi do të gjykohet nga arbitra sllovakë, me Filip Glova si kryesor dhe mbështetur nga Polacek, Bednar, Kraloviç, si dhe VAR-i do të jetë i kontrolluar nga Dhohal dhe Marchevka. /Telegrafi/



















































