LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia bëhet anëtare e plotfuqishme e Rrjetit evropian për letërsi dhe libra TRADUKI

Maqedonia bëhet anëtare e plotfuqishme e Rrjetit evropian për letërsi dhe libra TRADUKI

Në takimin e rregullt vjetor të përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Rrjetit evropian për letërsi dhe libra TRADUKI, i cili po mbahet në Bazel, Zvicër, Republika e Maqedonisë njëzëri është pranuar në këtë rrjet, njoftoi Ministria e Kulturës.

Në ngjarjen, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski i nënshkroi dokumentet formale për anëtarësim, ndërsa delegacioni ynë tanimë merr pjesë në mënyrë të plotfuqishme në trupat e punës së TRADUKI-t.

Me këtë veprim formal dhe anëtarësim, Maqedonia fiton anëtar të plotfuqishëm në Këshillin drejtues të rrjetit, i cili do të mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve dhe të ndikojë në drejtimet strategjike për zhvillim të rrjetit, si dhe të lobojë për marrje të mbështetjes për projekte të mira konkrete nga Maqedonia. Maqedonia ishte midis vendeve të fundit nga rajoni që nuk ishte anëtare formale e këtij rrjeti evropian, edhe pse tanimë 10 botues nga Maqedonia kanë marrë mbështetje nga TRADUKI për botimet dhe përkthimet e tyre.


Në ngjarjen në Bazel paralelisht u nënshkrua marrëveshje me të gjithë 19 përfaqësuesit e trupave të rrjetit, duke i përfshirë marrëveshjet me përfaqësuesit e Ministrisë federale gjermane të Kulturës, përfaqësuesit e ministrive të Austrisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit, si dhe të vendeve të tjera anëtare të Rrjetit.

“Një përfaqësues nga Ministria e Kulturës tanimë u inkuadrua në punën e Këshillit drejtues të Rrjetit TRADUKI. Tanimë dakorduam që në vitin 2018 Maqedonia të organizojë dy projekte, jashtë aplikacioneve të parapara dhe buxhetet për përkthime”, theksoi ministri Allagjozovski pas sesionit.

Gjatë takimit të djeshëm me ministrin e Kulturës Allagjozovski, drejtoresha e rrjetit, Antje Kontius, kanë kërkuar nga ai që t’i shfrytëzojë relacionet dhe marrëdhëniet e tij të mira me ministrat e kulturës të Bullgarisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe të angazhohet që edhe këto dy vende të bëhen anëtare të rrjetit.

Në Rrjetin evropian për libra dhe letërsi TRADUKI, krahas Gjermanisë, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit, janë të anëtarësuar pothuajse të gjithë vendet nga Evropa Juglindore. Programi për mbështetje për përkthim të beletristikës, letërsisë bashkëkohore profesionale për fëmijë dhe të rinj nga shekulli 20 dhe 21 TRADUKI e mbështet këmbimin midis vendeve-pjesëmarrëse. Vëmendje të posaçme u është kushtuar përkthyesve, të cilët paraqesin ndërmjetësues të rëndësishëm kulturor, madje prej këtu edhe emri i këtij rrjeti, qëllimi i të cilit është që ta përforcojë bashkëpunimin evropian dhe ndër-rajonal dhe ta nxisë këmbimin e informatave në veprimtarinë e përkthimit, përmes takimeve midis autorëve, përkthyesve, botuesve, bibliotekarëve, kritikëve dhe shkencëtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori