LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, specialistët stomatolog kërkojnë t’u paguhet shtesa nga shtatori deri tani

Maqedoni, specialistët stomatolog kërkojnë t’u paguhet shtesa nga shtatori deri tani

Katërdhjetë specialist të stomatologjisë që në mënyrë private paguajnë shkollim dhe nuk kanë marrë shtesën e premtuar që nga shtatori të këtij vitit, edhe krahas asaj që në mënyrë të rregullt zbatojnë obligimet e punës në Qendrën klinike të stomatologjisë.

“Kërkesat tona për kompensim me para mujor nuk janë realizuar. Duam ta rikujtomë në deklaratën e ministrit të Shëndetësisë ku thotë se rroga e shtatorit do të pranohet në tetor, por sot jemi 10 dhjetori, dhe ne ende nuk kemi parë asgjë as kemi nënshkruar marrëveshje. Ne nuk jemi subjekt për manipulim dhe kërkojmë të respektohen aq sa e kemi kontributin. Gjithë kohës telefonojmë në ministrinë e Shëndetësisë dhe të Financa, në Fondi e sigurimit shëndetësor. Përgjigjet janë ‘ne nënshkruajmë, ministria tjetër është përgjegjësi për ju’, ‘bëhen lista të reja’, ‘ndryshohen listat'”, deklaroi Milan Acevski, specialist në repartin e sëmundjeve të gojës pranë Qendrës klinike për stomatologji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai potencoi se nuk kanë përgjigje konkrete dhe për këtë shkak kanë vendosur ta njoftojnë publikun, për shkak se edhe pse vinë secilën ditë asgjë nuk kanë marrë.


“Në listë jemi 43, por morëm informatë se në listën e re jemi të vendosur 40 specialistë. Vijmë edhe në orarin e parë dhe të dytë. Kemi edhe shpenzime shtesë për transport. Disa nga ne vinë nga qytete tjera. Të revoltuar jemi me raportin e ministrive, ndaj të gjithë subjekteve për shkak se na trajtojnë si fëmijë, dhe ne rritur. Luajnë lojëra me ne. Nuk kemi informacione ku janë marrëveshjet dhe realizimi për atë se çfarë është premtuar. Kjo është mundësia e fundit të merremi vesh me institucionet kompetente, e më pastaj do të njoftojmë për hapat tona të mëtutjeshëm që besoj do të jenë pak më shumë radikale”, shtoi Acevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori