Muaji maj dhe qershor janë muajt me shpenzime më të larta për familjet që kanë semimaturantë dhe maturantë. Madje, vitet e fundit shpenzimet e tyre janë të përafërta me ato të dasmave dhe arrin mbi 500 euro. Disa prej nxënësve të anketuar thanë se nuk duhet kursyer për këtë natë, ndërsa shumë të tjerë bashkë me prindërit e tyre janë të mendimit se duhet bërë përgatitje modeste dhe jo shpenzime të kota.
“I kisha bë me gjithë dëshirë se e kalojmë, me klasën e kalojmë një natë të veçantë”.
“A ke bë shumë harxhime për semimaturë? Sa ka qenë e nevojshme.. Pra, varet sa janë kushtet”.
“Për shkollë të mesme ja kishte vlejtë me bë harxhime shumë a për shkollë fillore, pasi jemi nëntë vjeçare duhet pak më pak. Nuk e kam mendu se sa po sa të kem mundësi me bë do ta bëj për vete”, u shprehën disa nga semimaturanët
“Nuk duhet aq shpenzime, duhet më thjeshtë, flas për semimaturantët, por edhe për maturantët. Nuk është ajo dasmë, nuk është ndonjë punë e madhe, sikur të ishte diplomim ose diçka që vërtet duhet atëherë dakord. Për semimaturë dhe maturë mundet shumë më thjeshtë, kështu e kemi edhe standardin”, theksoi një qytetare e anketuar
Psikologu Musa Musai e cilëson si shqetësues dukurinë e shpenzimeve marramendëse për mbrëmjen e maturës dhe thotë se është jashtë çdo norme pedagogjike dhe psikologjike.
“Për mendimin tim është një kiç sa i përket mënyrës se si realizohet, veçanërisht tek popullata jonë. Nëse është qëllimi i shfaqjes atëherë ne mund tu organizojmë një shfaqje mbarë-popullore të ndryshme por jo me kaq kosto të lartë, jo me kaq investim të madh për të shënuar vetëm faktin se ka kryer nëntë vjeçare fëmija im, për mendimin tim është tejet e skajshme, është jashtë çdo një norme pedagogjike dhe psikologjike si e tillë”, tha Musa Musai, sociolog
Nga të anketuarit kuptuam se shpenzimet e veshmbathjes për këtë mbrëmje kapin shumën deri në 500 euro. Përafërsisht, darka e maturës bashkë me muzikë kushton rreth 1200 denarë, veshja për vajza ose djem lëviz prej 5 mijë deri 9 mijë denarë, këpucët për dy gjinitë prej 1200 deri 3000 mijë denarë, rregullimi i flokëve dhe grimi për vajza prej 1500 deri 2500 denarë, dhurata për partnerin e mbrëmjes rreth 1000 denarë, si dhe shumë e shumë shpenzime të tjera për organizimin e festës familjare./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker