LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rreth 60% e punonjësve në çerdhe dhe arsim janë të vaksinuar

Maqedoni: Rreth 60% e punonjësve në çerdhe dhe arsim janë të vaksinuar

Tani për tani, mbulimi i vaksinimit të mësuesve është rreth 60%, dhe dinamika e procesit është e kënaqshme, tha në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Siç tha ai, vaksinimi i punonjësve në çerdhe dhe shkolla nuk është i detyrueshëm tani për tani.

“Do të shohim se cila do të jetë përgjigja deri në fund të kësaj jave, nëse ky trend vazhdon, besoj se një përqindje e lartë e punonjësve në shkolla dhe çerdhe do të mbulohen nga vaksinimi. Tani është rreth 60% në të dy sektorët”, tha Filipçe.


Ministri gjithashtu tha se sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave dhe konstatuam se është e qartë se jemi në fillim të një vale të re, dhe kjo po ndodh kudo në rajon.