Maqedoni, punëtorët hezitojnë t’i raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më pak i denoncojnë shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e punëdhënësve, si rrjedhojë e mungesës së besimit në sistemin gjyqësor.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut janë drejtuar 804 punëtorë për të kërkuar ndihmë juridike pasi u janë shkelur të drejtat në raport me marrëdhënien e punës. Kjo shifër është për 200 më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur kishte 1 mijë e 7 denoncime, përkatësisht kërkesa për mbrojtje juridike ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve.
Numri më i madh i ankesave, gjithsej 514 në vitin 2019, është ai i punëtorëve në industri, energjetikë dhe miniera, që kryesisht kanë të bëjnë me mospagesën e rrogave, mjeteve shtesë jashtë orarit të punës, si dhe mospagesës së kontributeve.
Rreth 100 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga firmat e falimentuara dhe 70 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave sindikale.
Katerina Popovska, juriste në kuadër të Lidhjes së Sindikatave në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë shumë arsye pse punëtorët hezitojnë të ngrenë proces gjyqësor sa i përket shkeljes së të drejtave të tyre.
“Si arsye e parë do të thosha është ajo se një pjesë e madhe e anëtarëve, përkatësisht punëtorëve, nuk janë mjaftueshëm të njoftuar për të drejtat e tyre që kanë mundësi t’i realizojnë përmes sindikatave, por më e rëndësishmja do të thosha pjesa më e madhe tyre hezitojnë të denoncojnë rastet edhe kur janë të sigurt se janë shkelur të drejtat e tyre, sepse kanë frikëse punëdhënësi do t’i largojë nga puna”.
“Një aspekt tjetër është mosbesimi në sistemin gjyqësor, jo rrallëherë Inspektorati i punës është vendosur në mbrojtje të interesave të punëdhënësit”, thotë Popovska.
Nga ana tjetër, sociologu Ali Pajaziti, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se mostransparenca e sistemit gjyqësor, ua ka futur frikën në palcë qytetarëve për të denoncuar çfarëdolloj padrejtësie që u bëhet, prandaj, shton ai, punëtorët marrin kurajë për të ngritur zërin vetëm gjatë periudhave para organizimit të zgjedhjeve.
“Nuk është një vijë, vazhdimësi, të themi, e natyrshme që të reagohet çdo herë kur e lypë nevoja ose kur bëhet ndonjë padrejtësi, ose kur ka shkelje, ose kur bëhet fjalë për ndonjë kërkesë emergjente dhe të arsyeshme të punëtorëve ose kategorive të tjera të qytetarëve”, thotë sociologu Pajaziti.
Ndërkaq, Ana Gligorova, aktiviste për të drejtat e punëtorëve në kuadër të organizatësjoqeveritare “Njeriu mbi profitin”, për Radion Evropa e lirë thotë se shteti nuk funksionon mbi bazë të parimeve sociale, edhe pse në bazë të Kushtetutës është e definuar si e tillë.
Megjithatë, ajo shprehet optimiste se gjërat do të ndryshojnë për së mbari me vetë faktin se bizneset tanimë kanë filluar të ndjejnë mungesën e krahut të punës dhe nuk dëshirojnë t’i humbasin punëtorët.
“Mendoj se ngrihet vetëdija te punëtorët. Mendoj se përmes një aksioni permanent, përmes një fronti të përbashkët dhe nga ana tjetër, punës së mediave, pas një kohe patjetër se do të inkurajohen qytetarët të dalin në rrugë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre kur shkelen nga ana e punëdhënësit. Mendoj se kështu do të zgjohet vetëdija e punëtorëve dhe ngadalë Maqedonia e Veriut, do të shndërrohet në një shtet të sigurt social”, konsideron Gligorova.
Sindikalistët, njëherësh, theksojnë se të drejtat e punëtorëve në sektorin publik deri diku respektohen, por realiteti është shumë më i hidhur kur bëhet fjalë për punëtorët në sektorin privat, të cilët mbeten në të shumtën e rasteve të pambrojtur, veçanërisht kur detyrohen të bëjnë më shumë punë për të njëjtën pagë. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës