Maqedoni: Promovohet platforma kombëtare për regjistrimin elektronik të nxënësve të klasave të para
![Maqedoni: Promovohet platforma kombëtare për regjistrimin elektronik të nxënësve të klasave të para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/03/online-e1642592921229-780x439.jpg)
Nxënësit e klasave të para në vitin shkollor 2021/2022 për herë të parë do të mund të regjistrohen në mënyrë elektronike. Regjistrimi është në maj sikurse viteve të kaluara, por sivjet prindërit nuk ka nevojë të vijnë në shkolla por dokumentet për fëmijët e tyre do t’i dorëzojnë online përmes platformës nacionale për regjistrimin elektronik të nxënësve të klasave të para.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e promovoi sot, e përpunoi në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Ndryshime (QMN), ndërsa projekti është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe.
“Ky shërbim elektronik e lehtëson qasjen e prindërve gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre në arsim. Këtë do të mund ta bëjnë në mënyrë digjitale, me vendosjen e të gjitha dokumenteve që janë të nevojshme, ndërsa pasi të përfundojë ky proces administrativ, kanë një vizitë në shkollë për t’u takuar me pedagogun dhe vlerësimin”, deklaroi ministrja, Milla Carovska në promovimin e platformës në SHF “Vera Ciriviri-Trena” në Karposh.
Kumtoi se në bashkëpunim me QMN dhe Ambasadën britanike janë digjitalizuar një pjesë e madhe e shërbimeve të MASH – aplikimi në konkurset për bursa për nxënës dhe studentë dhe për t’u pranuar në konvikte, është digjital nostrifikimi i diplomave të huaja dhe dëftesave, si edhe aplikimi i komunave në MASH për projekte infrastrukturore dhe rinovimin e shkollave.
“Si Ministri jemi të përkushtuar që ta modernizojmë arsimin që shihet edhe përmes konceptit dhe përmes ligjit të ri për tekste shkollore dhe ligjit të ri për mësimdhënës. Kemi filluar ta kapim hapin me botën bashkëkohore që të mund të kemi potencial më të mirë njerëzor. Erdhi koha kur duhet t’i bëjmë hapat e parë. Ku do të mbërrijmë dhe çfarë do të arrijmë do ta dimë për pesë vite nga sot. Por, jam e sigurt se nëse punojmë në mënyrë intensive dhe me përkushtim – mësimdhënës, drejtorë, kryetarë komunash, prindër, nxënës, arsimi ynë më nuk do të jetë turp për rajonin dhe botën por do të jetë krenari”, theksoi Carovska.
Drejtoresha ekzekutive e QMN, Neda Maleska – Saçmaroska tha se kanë përpunuar një numër të madh të shërbimeve digjitale administrative të cilat e lehtësojnë jetën e qytetarëve ndërsa kënaqësi e madhe është që procesin e digjitalizimit e kanë filluar në arsim me disa shërbime të rëndësishme.
“Përmes tyre është duke u përmirësuar qasja në institucione, është duke u zvogëluar koha e pritjes dhe turmave, ndërsa do të përmirësohet edhe informimi se cilat dokumente duhet të dorëzohen gjatë regjistrimit në shkollë fillore”, tha Maleska-Saçmaroska.
Riçard Malion, përfaqësues i Ambasadës së Britanisë së Madhe, e cila e financoi projektin për digjitalizim të disa shërbimeve, theksoi se janë të lumtur që mund ta mbështesin vendosjen e shërbimeve prej të cilave drejtpërdrejtë kanë dobi shumë familje në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti