Maqedoni: Nesër pritet të arrijnë vaksinat kineze kundër COVID-19

Nesër pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze me çka parashihet edhe rritja e qytetarëve që do të imunizohen në bazë ditore. Ndërsa çdo të hënë në muajin maj do të vijnë nga 5.000 deri 7.000 vaksina Pfizer, respektivisht gjithsej 26 mijë doza, njoftoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe duke shtuar se pret informacione nga Covax sistemi.
Ndërkohë, kryeministrja serbe, Ana Brnabic dje njoftoi se Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut gjithsej 48,000 vaksina kundër Covid-19.
Për 33.8% është ulur numri i të infektuarve nga Covid-19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se brenda javës së shkuar janë regjistruar 3,443 raste pozitive në 33 qytete të vendit. Rënie ka shënuar edhe numri i testeve për 16,5%. Në lidhje me situatën me Covid-19, ministri Filipçe tha se qytetarët duhet të jenë vetë të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollet që gjendja të mbahen nën kontroll dhe të shkoj drejt normalizimit të plotë.
“Qytetarët duhet ta dinë se kanë përgjegjësi të madhe individuale. Nuk mundemi ne të imponojmë masa dhe shteti të jetë ai që duhet të tregojë se çka të bëni. Ka protokolle për gjithçka. Nëse i respektojmë, gjithë jeta do shkojë simbas protokolleve dhe nuk do kemi problem me situatën epidemiologjike”, pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë pret që gjendja të shkojë drejt përmirësimit të mëtejmë.
“Nuk presim rritje tjetër të numrit të rasteve pozitive megjithëse këtë e them me rezervë sepse mund të komplikohet pasqyra epidemiologjike dhe të ketë ndryshim të masave. Tani për tani trendet janë në drejtim të uljes së numrit. Bien numrat e të infektuarve, sot kemi nën 500 raste sikurse dje”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë vazhdon imunizimi nëpër shtëpitë e shëndetit dhe në A1 arenën në Shkup. Deri më sot janë vaksinuar rreth 56 mijë qytetarë ndërkaq mbi 207 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151. 569 raste, prej të cilëve 131.530 janë shëruar, kurse 4.772 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.267 raste aktive me virusin korona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës