LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ndahen 4,2 milionë denarë për 20 projektet më të suksesshme hulumtuese të shkollave fillore dhe të mesme

Maqedoni, ndahen 4,2 milionë denarë për 20 projektet më të suksesshme hulumtuese të shkollave fillore dhe të mesme

Në Qeverinë e Maqedonisë sot u mbajt takim për emërimin e 20 shkollave më të suksesshme në kuadër të projektit “Sfida për hulumtuesit e rinj”, e oragnizuar nga Fondi për zhvillim teknologjik dhe inovacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev ju dëshiroi mirëseardhje nxënësve, mentorëve dhe profesorëve të pranishëm dhe së bashku me ministrat për arsim, Arbër Ademi dhe ministrin për shëndetësi, Venko Filipçe dhe drejtorin e Fondit për zhvillim teknologjik dhe inovacione, Jovan Despotovski, ndanë kartela me vlerë për projektet më të suksesshme hulumtuese për 20 shkolla fillore dhe të mesme nga mbarë vendi.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij tha se mendimi krijues dhe shpirti hulumtues te fëmijët dhe nxënësit duhet të nxiten në kuadër të procesit arsimor, nga familja dhe shoqëria.


“Ngjarja e sotme është vërtetim për përkushtimin e qartë për nxitje të inovacioneve. Që të rinjtë të krijojnë ide të reja dhe ne t’i përkrahim në realizimin e tyre. Ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, tha ministri Arsimit, Arbër Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori