Ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev ende nuk ka vendosur se kush do të jetë ministri i ri i shëndetësisë, mjekët dhe shoqata të ndryshme kërkojnë zgjedhjen sa më shpejtë të prijësit të këtij dikasteri. Ata vlerësojnë se moszgjedhja e ministrit të ri, përkeqësojnë problemet e shumta me të cilat ballafaqohet shëndetësia. Kryetari i shoqatës për grupe të margjinalizuara, Ilia Jovanoviq, e vlerëson si katastrofale mungesën e ministrit për një periudhë kaq të gjatë kohore, në një ministri me shumë probleme dhe ngecje të trashëguara nga e kaluara.
“Është për të ardhur keq fakti që gati 2 muaj nuk kemi Ministër të shëndetësisë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë shtet ballkanik që shteti të mos ketë ministër të shëndetësisë. Ne tani nuk kemi ku të drejtohemi. Mos dashtë Zoti, unë jam me tre fëmijë, nëse më ndodh diçka nga kush unë do të kërkoj përgjegjësi. Problemet me të cilat po ballafaqohet tani ministria e shëndetësisë janë të shumta dhe të trashëguara nga qeveria e kaluar. Të gjithë ministrat deri tani kanë premtuar se do e përmirësojnë shëndetësinë në shtet por kanë bërë vetëm ndryshime kozmetike”, deklaroi Ilia Jovanoviq, Kryetar i Shoqatës ‘Grupe të Margjinalizuara’.
Edhe vet kryeministri Zaev tha se zgjidhja e ministrit të shëndetësisë është komplekse dhe se bëhet fjalë për një post shumë të rëndësishëm. Sipas tij deri ka mesi i javës së ardhshme, së bashku me Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën do të vendosin se në duar të kujt do të mbetet ky dikaster. Vullnet Ferati nga Aleanca për Shqiptarët mbetet propozimi i vetëm publik për ministër të shëndetësisë. Sa i takon këtij propozimi, BDI-ja vazhdon të jetë e pavendosur.
Ndërkaq jozyrtarisht flitet se nëse ky emër do të refuzohet nga partnerët e qeverisës të Selës, atëherë Aleanca për Shqiptarët, në këmbim të shëndetësisë do të kërkojë ministri tjetër si ajo e Transportit, Arsimit ose Punës dhe Politikës Sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë