LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kapacitetet spitalore mbushen me shpejtësi, autoritetet paralajmërojnë orë policore

Maqedoni: Kapacitetet spitalore mbushen me shpejtësi, autoritetet paralajmërojnë orë policore

Rreth 500 pacientë janë shtruar në spital nga COVID-19 në tërë vendin. Vetëm në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, 108 persona u shtruan në spital, nga të cilët rreth 80 janë në mbështetje të oksigjenit.

Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka pacientë në respirator, por ka pesë në Spitalin “8 Shtatori” ku 47 pacientë janë duke u trajtuar nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga spitalet tjera, në Kozle janë hospitalizuar katër fëmijë dhe gjashtë nëna. Në spitalin e Manastirit janë 53, në Shtip 50 pacientë. Kurse në departamentet e infektologjisë në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar janë të shtruar 214 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19.


Dje u shënua rekord i rasteve të reja. Nga 2688 testime, 641 raste rezultuan pozitiv.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nëse mbushen të gjitha kapacitetet spitalore, do të ketë orë policore.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 24.832, prej të cilëve 17.905 janë shëruar, ndërsa 862 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 6069./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori