LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Gjoba për të pandërgjegjshmit, apel që të mos udhëtohet pa nevojë

Maqedoni: Gjoba për të pandërgjegjshmit, apel që të mos udhëtohet pa nevojë

Autoritetet bëjnë apel që të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave për parandalim nga përhapja e coronavirusit, të mos udhëtohet pa ndonjë nevojë të posaçme dhe të qëndrohet në shtëpi, do të ketë sanksione serioze.

Rasti i parë pozitiv në shtetin tonë është regjistruar më 26 shkurt, ndërsa për përballje më efikase me coronavirusin në territorin e shtetit dje u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Numri i rasteve të konfirmuara të të sëmurëve me coronavirus arrin 42, pasi dje janë regjistruar 11 raste të reja. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile. Dy nga të sëmurit kanë pneumoni të moderuar.


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, theksoi se sistemi shëndetësor dhe i gjithë personeli mjekësor tashmë një kohë të gjatë punojnë si në gjendje të jashtëzakonshme. Ai edhe njëherë u bëri apel të gjithëve t’u përmbahen masave për parandalim, të mos dilet nga nevojë, të mbahet distancë dhe shpesh të lahen duart.

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri teknik Oliver Spasovski paralajmëroi kontrolle intensive që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

“Policia dhe shërbimet inspektuese do të angazhohen maksimalisht. Për secilin që nuk i respekton rekomandimet dhe deklaratat e nënshkruara për vetizolim, do të ketë sanksione serioze, jo vetëm në para, por edhe me burg”, tha Spasovski dje pasdite.

Disa qytetarë të pandërgjegjshëm nga Kumanova, Kavadari, Strumica, Vallandova, Kërçova dhe Gostivari do të gjobiten për mosrespektim të masave të caktuara për vetizolim të detyrueshëm me qëllim të shkatërrimit dhe parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Ata do të përballen me gjoba në para në lartësi prej 50 deri 100 gjoba ditore. Personat gjatë hyrjes në vend nga një prej vendeve të cilat janë në listën me rrezik kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, por gjatë kontrollimit nga nëpunësve policorë nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre.

MBP u bën thirrje shtetasve tanë të cilët janë jashtë vendit të lajmërohen në përfaqësinë më të afërt diplomatike për ndihmë për kthim në shtëpi. Njëkohësisht, po hartohet edhe listë të të gjithë qytetarëve tanë të cilët gjenden në vendkalimet kufitare, ndërsa në mënyrë të organizuar apo individualisht drejtohen dhe kthehen mbrapa.

Përkundrejt të gjitha apeleve për shmangien e udhëtimit të panevojshëm nga shteti për kalimit kufitar Tabanoc dje deri në orën 14 kanë dalë 79 qytetarë, pas çfarë Qeveria ka miratuar masë me të cilën secili person i cili i kalon kufijtë tanë detyrimisht do të duhet të nënshkruajë deklaratë personale me të cilën do të obligohet se në tre muajt e ardhshëm nuk do të kthehet mbrapa.

Komunat në vazhdimësi në nivel ditor kryejnë dezinfektim të sipërfaqeve publike nën kompetencë të tyre, ndërsa në pjesën më të madhe prej tyre janë aktivë edhe ekipet mobile për ndihmë të kategorive të rrezikshme të qytetarëve.

Gjatë kushteve të jashtëzakonshme vazhdojnë të punojnë marketet për ushqim, farmacitë, transporti dhe sektori bankar, derisa institucionet kulturore dhe arsimore kanë gjetur disa zgjidhje kreative për plotësimin e kohës së qytetarëve përmes onlaj kurseve, trajnimeve dhe shfaqjeve./Telegrafi/